Gjyqtarja Enerjeta Shehaj pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Gjyqtarja Enerjeta Shehaj jep shpjegime për pasurinë dhe një vendim

Gjyqtarja Enerjeta Shehaj e Gjykatës Administrative të Tiranës u përball të martën më 18 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për burimet e blerjes së një apartamenti në Tiranë si dhe për një kontratë huaje noteriale, që nuk figuronte në regjistrat e Ministrisë së Drejtësisë. Pjesë e diskutimit […]

Gjyqtari Pëllumb Zaimi pas vendimit të konfirmimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Gjyqtari Pëllumb Zaimi konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 18 tetor 2022 vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Beratit, Pëllumb Zaimi. Gjatë seancës dëgjimore më 14 tetor u relatuan raste të konfliktit të interesit në dukje në shqyrtimin e disa çështjeve, për të cilat subjekti dha shpjegimet e tij.  KPK nuk evidentoi probleme për […]

Gjyqtarja Ina Hoxhaj pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Gjyqtarja Ina Hoxhaj drejt konfirmimit në detyrë

Gjyqtarja e Gjykatës së Pogradecit, Ina Hoxhaj u përball pa telashe të hënën më 17 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për gjyqtaren Hoxhaj po kryhet nga trupa e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Marie Tuma. […]

Gjyqtari Pëllumb Zaimi pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Gjyqtari Pëllumb Zaimi jep shpjegime për gjykimet në ‘konflikt interesi në dukje’

Gjyqtari Pëllumb Zaimi i Gjykatës së Beratit u përball të premten më 14 tetor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore u evidentuan balanca negative për kursimet në dy vite, të cilat ai i cilësoi si modeste dhe të pamjaftueshme për të sjellë penalizim. Gjithashtu, në seancë u relatuan raste të […]

Prokurori i Tiranës Erion Imeraj në KPK Foto LSA
KPK Veting

Prokurori Erjon Imeraj konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 14 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë te prokurorit të Tiranës, Erjon Imeraj. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 12 tetor, prokurori Imeraj u përball pa telashe me Komisionin, kur thuajse të gjitha gjetjet që u relatuan për të tre kriteret e rivlerësimit, pasurisë, figurës […]

Prokurori Bajram Breçani pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPK Veting

KPK e shkarkoi Bajram Breçanin për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli më 6 shtator 2022 vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Bajram Breçani për probleme në kriterin pasuror, që kishin të bënin më së shumti me pasaktësitë në deklarimin e investimeve të kryera gjatë periudhës 1996-1998 në një banesë trekatëshe në bashkëpronësi me një prej vëllezërve, si dhe […]