Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e një apartamenti dhe të një garazhi në pronësi të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i cili u shkarkua nga vetingu.
Author: Edmond Hoxhaj
Dënimi bashkëshortit dhe deklarimi i pasaktë i burimeve të pasurisë penalizuan Ajola Prençin
Mosdistancimi dhe mosmbajtja e një qëndrimi ndaj dënimit të bashkëshortit ish-prokuror për korrupsion, si dhe deklarimi i pasaktë i burimeve financiare për një apartament, sollën shkarkimin e prokurores së Kurbinit, Ajola Prençi.
KPK shkarkon prokurorin Binas Nina
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi shkarkimin e prokurorit të Elbasanit Binas Nina, pas problemeve të gjetura në kriterin e pasurisë.
KPA çel hetimin gjyqësor për Anita Jellën
Pasi u njoh me parashtrimet e Komisionerit Publik, Darjel Sina dhe të prokurores Anita Jella, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të çelë hetimin gjyqësor dhe u dha kohë palëve të përgatisin qëndrimet për disa denoncime të reja.
Gjyqtari Arqile Basho shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rrëzoi kërkesën e gjyqtarit të Vlorës, Arqile Basho për riçeljen e hetimit me argumentin se ai nuk e kundërshtoi dot barrën e provës për pasurinë.
KPK riçel hetimin për gjyqtaren Tereza Merkaj dhe e konfirmon në detyrë
Komisioni njoftoi se kishte riçelur hetimin administrativ mbi dy transaksione bankare të kryera nga gjyqtarja e Tereza Merkaj kur ishte studente dhe pas shpjegimeve të saj e konfirmoi në detyrë.