Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mospërputhje dhe pasaktësi në deklarimin e disa pasurive, burimeve dhe çmimeve të tyre, si edhe mosdeklarime të disa pronave të tjera, ndërkohë që të ardhurat nga avokatia u konsideruan të padokumentuara.
Author: Edmond Hoxhaj
Gjyqtarja Arta Duka kalon me sukses vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Arta Duka.
KPK ndëpret vetingun për ndihmësin ligjor, Gentian Lile
Ndihmësi ligjor në Gjykatën Administrative të Gjirokastrës, Gentian Lile është dorëhequr gjatë procesit të vetingut dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi t’i ndërpresë marrëdhënien e tij në shërbimin gjyqësor.
Komisioni i jep të drejtë KLP-së për statusin e Bilbil Metes
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit argumenton se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për mbarimin e statusit të prokurorit Bilbil Mete është i drejtë, duke lënë në fuqi sanksionin 15 vjeçar nga sistemi i drejtësisë.
Gjyqtarja Arta Duka përballet pa telashe me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk evidentoi asnjë problem në të tre kriteret e rivlerësimit për gjyqtaren Arta Duka, e cila ka aplikuar për t’u emëruar në Apel.
KPK: Gjyqtari Albano Çepele cënoi besimin e publikut tek drejtësia
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerëson se gjyqtari i Shkodrës, Albano Çepele ka treguar aftësi të papranueshme në punë dhe se ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë.