Pas ish-anëtares së Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, Kolegji i Posaçëm i Apelimit i dha mundësinë edhe ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Aleksandër Muskaj për t’u dëgjuar lidhur me pretendimet e tij kundër vendimit të Komisionit.
Author: Edmond Hoxhaj
Prokurori Alket Mersini u shkarkua për mungesë burimesh dhe fshehje të një makine
Në vendimin e arsyetuar, KPK thotë se prokurori i Tiranës nuk ka pasur burime të ligjshme për blerjen e një apartamenti në kryeqytet dhe ngre dyshime për trajtim preferencial nga një kompani ndërtuese. Komisioni konstaton edhe fshehjen e një automjeti për disa vite.
Sokol Ngresi, kandidat për në Gjykatën e Lartë konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi.
‘Peshqeshi i KÇK-së’; KPK përmbys akuzat e Edi Ramës për gjyqtaren Rilinda Selimi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja Rilinda Selimi nuk kishte probleme me deklarimin e një biznesi në Lungomare dhe përndryshe nga bashkëshorti i saj – ish-anëtar i Gjykatës së Lartë i shkarkuar nga detyra për kontakte me krimin e organizuar, subjekti ka figurë të pastër.
Kandidati për në Gjykatën e Lartë, Sokol Ngresi përballet me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pamundësi për pagesën e dy kësteve për blerjen e një apartamenti dhe për krijimin e gjendjes cash, që u kundërshtuan nga Ngresi.
Prokurori i Tiranës, Albert Demirneli përballet me vetingun
Në seancën dëgjimore u evidentuan mungesa financiare për një blerjen e një banese, por prokurori i Prokurorisë së Tiranës tha se zotëronte vetëm një apartament dhe një makinë dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.






