Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë për 1-vit prokurorin Elvin Gokaj dhe urdhëroi ndjekjen prej tij të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës-njëra nga masat disiplinore që aplikohet për herë të parë nga institucionet e vetingut.
Author: Edmond Hoxhaj
KPK referim disiplinor ndaj Keshit pas gabimeve materiale në një dosje
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit referoi në “organin kompetent” prokuroren Esmeralda Keshi për pushimin e një hetimi pa ju përmbajtur bazës ligjore që kishte të bënte me objektin e hetimit dhe me gabime materiale.
KPK ngre pikëpyetje mbi profesionalizmin e kreut të Prokurorisë së Apelit Shkodër
Prokurori Elvin Gokaj u përball me disa probleme të dosjeve të hetuara prej tij si dhe me denoncime nga publiku që ngrinin pikëpyetje mbi pastërtinë e figurës. Subjekti i konsideroi të pavërteta denoncimet dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
KPA mbyll shqyrtimin për gjyqtaren Nertina Kosova
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA pasi u njoh me qëndrimet e Komisionerit Publik Florian Ballhysa dhe gjyqtares Nertina Kosova lidhur me analizën financiare paraprake me të cilën i njohur në seancën e 12 korrikut, vendosi të premten të mbyllë shqyrtimin gjyqësor dhe t’u kërkojë palëve përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare.
Problemet me pasurinë, KPK shkarkon gjyqtarin Ilir Mustafaj
Kandidati për në Gjykatën Kushtetuese Ilir Mustafaj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas rivlerësimit vetëm në kriterin e pasurisë. Mustafaj tha se do apelonte vendimin.
Konfirmohet nga KPK kandidatja për SPAK Elida Kaçkini
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të kandidates për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, Elida Kaçkini.






