Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë këshilltaren ligjore, kandidate për në Gjykatë Kushtetuese Fiona Papajorgji. Ajo është kandidatja e dytë për anëtare në këtë gjykatë që konfirmohet në detyrë.
Author: Edmond Hoxhaj
Shpenzimet në Itali mbajnë pezull vetingun për kandidaten e Gjykatës Kushtetuese
Këshilltares ligjore Fiona Papajorgji, e cila kandidon për Gjykatën Kushtetuese iu kërkua të justifikonte me dokumentacion shpenzimet gjatë studimeve në Itali, për të llogaritur më pas kursimet nga një bursë e BE. Ajo premtoi se dokumentet do të viheshin në dispozicion shumë shpejt.
Kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj shkarkohet nga detyra për fshehje pasurie
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të enjten nga detyra gjyqtaren Alma Liçaj, me detyrë kreu i Gjykatës së Apelit Vlorë.
KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ramadan Troci
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të enjten nga detyra prokurorin Ramadan Troci, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kandidatja për Gjyqtare Miranda Nakaj konfirmohet në detyrë
Treshja gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Roland Ilia si kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Xhensila Pine anëtare, shpallën të enjten vendimin për konfirmimin në detyrë të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Miranda Nakaj.
Magjistratja Miranda Nakaj përballet pa probleme me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi ditën e mërkurë seancën dëgjimore për kandidaten për gjyqtare Miranda Nakaj e cila aktualisht shërben si ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.





