Institucioni i Komisionerit Publik njoftoi të premten më 6 dhjetor se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka rekomanduar ankimin në Kolegj të konfirmimit në detyrë të prokurores së Tiranës, Eranda Laze. Vendimi i konfirmimit u mor nga kryesuesja e trupës së KPK-së, Pamela Qirko dhe anëtarja Alma Faskaj, të cilat u bindën me shpjegimet e subjektit […]
Author: Edmond Hoxhaj
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Mirela Iliopullo
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 5 dhjetor, lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjirokastrës, Mirela Iliopullo. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomon dhe anëtare […]
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare të prokurorit Florian Bonjaku
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, u njoh të premten më 6 dhjetor me konkluzionet përfundimtare të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku, i cili i kundërshtoi shkaqet e ngritura në ankimin dhe konkluzionet e Komisionerit Publik. Bonjaku u konfirmua në detyrë me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 2 qershor 2022. […]
KPA njihet me parashtrimet në çështjen ndaj prokurorit Florian Bonjaku
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 2 dhjetor me parashtrimet në çështjen e prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u qëndroi shkaqeve të ankimit dhe kërkoi shkarkimin e Bonjakut për cënim të besimit të publikut lidhur me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit kalimtar, atë të […]
Investimet e bashkëshortit penalizuan prokuroren Ornela Rrumbullaku
Prokurorja e Tiranës, Ornela Rrumbullaku u shkarkua më 4 shtator nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi u konkludua se kishte mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë. Pamundësia financiare u konstatua në investimet e kryera nga bashkëshorti për investimet e kryera në disa shoqëri, për të cilat subjekti pretendoi […]
Gjyqtari Tonin Sterkaj u shkarkua për pasurinë dhe ‘cënim të besimit’
Gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK pasi u konkludua se ai nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë, si dhe se ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Vendimi për shkarkimin e Sterkaj u mor nga trupa e KPK e kryesuar […]






