Prokurori Florian Bonjaku në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA njihet me parashtrimet në çështjen ndaj prokurorit Florian Bonjaku

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 2 dhjetor me parashtrimet në çështjen e prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u qëndroi shkaqeve të ankimit dhe kërkoi shkarkimin e Bonjakut për cënim të besimit të publikut lidhur me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit kalimtar, atë të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit. Ndërsa prokurori Bonjaku i kundërshtoi si të pabazuara shkaqet e ankimit dhe kërkoi më shumë kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare.

Bonjaku u konfirmua në detyrë me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 2 qershor 2022. Relatori i çështjes Olsi Komici dhe anëtarja Valbona Sanxhaktari arsyetuan se disa pasaktësi në deklarimin e pasurive nuk mund të sjellin penalizimin e subjektit.  Ndryshe nga shumica, kryesuesja e trupës së KPK-së, Xhensila Pine arriti në përfundimin se Bonjaku ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për pasuritë, si dhe ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia nëpërmjet mangësive në kryerjen e veprimeve hetimore dhe arsyetimin e akteve procedurale.

Komisioneri Florian Ballhysa po ashtu arsyetoi se Bonjaku ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë dhe së bashku me problemet e gjetura në kriterin e figurës dhe atë të aftësive profesionale, në vlerësim tërësor duhej të sillnin shkarkimin e tij për “cënim të besimit të publikut te drejtësia”.

Ballhysa renditi deklarimet e subjektit lidhur me dy apartamente, një në Durrës dhe tjetrin në Tiranë. Për apartamentin në Durrës, subjekti ka deklaruar se është pronë e prindërve të bahskëshortes dhe se ai nuk e ka zotëruar asnjëherë. Lidhur me kontratën e shitjes të lidhur në vitin 2003, ai ka shpjeguar se është kryer për të mundësuar përfitimin e një kredie që ka shërbyer për blerjen e apartamentit në Tiranë.

Ndryshe nga shumica e KPK që i ka gjetur bindëse shpjegimet e subjektit, Ballhysa u shpreh se duket se subjekti ka kryer veprime fiktive më shumë se një herë me qëllim përfitimin e kredisë, që çojnë në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Sipas Komisionerit, subjekti ka kryer deklarime kontradiktore lidhur me çmimin e blerjes dhe burimin e krijimit për apartamentin në Durrës. Po ashtu, evidentoi se nga ana e Bonjakut, nuk është deklaruar një kontatë tjetër noteriale që ka shëbryer për marrjen e kredisë.

Në vijim, Ballhysa konstatoi se subjekti gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm edhe në deklaratën veting, duke mos e deklaruar kontratën e dytë të vitit 2003 që ka shërbyer për përfitimin e kredisë në vlerën e dëshiruar. Nga ana tjetër, rezulton se subjekti figuron të jetë pronar de jure i apartamentit në Durrës, megjithëse kjo pasuri është hequr si barrë hipotekore për kredinë që prej vitit 2005.

Lidhur me apartamentin në Tiranë, Komisioneri vërejti se subjekti nuk ka deklaruar të drejtat reale gjatë periudhës 2003-2010, që i kanë lindur prej kontratës së sipërmarrjes të lidhur në vitin 2003. Po ashtu, janë konstatuar deklarime kontradiktore lidhur me destinacionin e kredisë, ku në vitin 2003 është deklaruar si burim për apartamentin në Durrës dhe në deklaratën veting, për banesën në Tiranë.

Në përfundim të analizës për kriterin e pasurisë, Komisioneri Publik vlerësoi se mosdeklarimet e pasurisë ndër vite, veprimet juridike të kryera për dukje, si dhe deklarimet e pasakta e kontradiktore, vijnë ndesh me sjelljen që pritet nga një magjistrat dhe për rrjedhojë, Bonjaku gjendet në situatën ku duket se ka cenuar besimin e publikut tek drejtësia.

Në kriterin e pasurisë, prokurori Bonjaku u mbrojt nga avokati Julian Mërtiri, i cili i kundërshtoi sit ë pabazuara pretendimet për deklarime kontradiktore. Ai theksoi se subjekti ka mbajtur të njëjtin qëndrim prej vitit 2003, duke shpjeguar se kur kishte krijuar familjen e re jetonte në një apartament 1+1 me të atin dhe vëllain, prej nga i kishte lindur nevoja për të kërkuar një banesë të re.

Pasi shtëpitë shiteshin më lirë në fazën e ndërtimit, Bonjaku ka lidhur kontratë porosie për një të tillë. Për të siguruar kredinë, i kanë ardhur në ndoihmë prindërit e bashkëshortes, që kishin një apartament në Durrës dhe ishin dakordësuar të përdorej si garanci. “Është e provuar se prindërit e bashkëshortes së subjektit nuk kanë tjetër apartament dhe se jetojnë atje”, tha Mërtiri duke iu referuar apartamentit në Durrës. Ai shtoi se është fakt dhe bashkëshortja e subjektit është vajzë e vetme.

Tjetër argument që solli në vëmendje të Kolegjit avokati Mërtiri, ishte dhe fakti se kolaterali i kredisë është zëvendësuar me apartamentin në Tiranë, pasi kjo pasuri është regjistruar në emër të subjektit.

Lidhur me mosdeklarimin e kontratës me rezervë të vitit 2003, avokati Bonjakut tha se ky i fundit e kishte sjellë në mendje pasi ishte pyetur nga KPK. Ai shtoi se është provuar se kontrata e shitjes me rezervë nuk është zbatuar. Mërtiri e cilësoi si një marrëdhënie të kryer mes familjarëve të ngushtë dhe se kontrata ishte sygjeruar nga drejtuesit e bankës që të mundësohej kredia.

Për konstatimin e Komisionerit lidhur me veprimet fiktive të subjektit, Mërtiri parashtroi se ato kontrata kanë pasur si qëllim vetëm marrjen e kredisë dhe jo kalimin e pronës në emër të subjektit. Ai vërejti se vjehrri i Bonjakut e kishte blerë apartamentin në Durrës në vitin 1997, para lidhjes së martesës dhe para se subjekti të fillonte të ushtronte detyrën e prokurorit.

Lidhur me mosdeklarimin e të drejtave reale në disa vite për apartamentin në Tiranë, Mërtiri tha ndër të tjera se pasaktësia nuk ka sjellë ndonjë pasojë dhe nuk ka veprime të subjektit kundër ligjit. Ai e cilësoi si të pabazuar pretendimin e Komisionerit se veprimet e subjektit bien ndesh me etikën e magjistratit.

Në përfundim të seancës, rlatorja e çështjes, gjyqtarja Natasha Mulaj konstatoi se janë paraqitur dy kontrata për të njëjtën kredi. Ajo e pyeti subjekti se çfarë roli kishiyte pasur një prej kontratave. Avokait Mërtiri shpjegoi se vetëm kontrata e dytë kisht shërbyer për kedinë, pasi e para nuk kishte dhënë efekt.

Kur subjekti u pyet se përse shtëpia në Durrës nuk është vendosur nga prindërit e bashkëshortes si kolateral, ai tha se kishte qenë variant i foruar nga banka, pasi në atë kohë nuk pranohej pasuri e paregjistruar.

Vëzghuesi ndërkombëtar, Stevemn Kesslet e pyeti subjektin nëse është ende pronari i banesës në Durrës. Bonjaku deklaroi se për arsye të dëmeve që solli tërmeti në vitin 2019, vendosën që t’ë bënin akt dhurimi që ajo pasuri t’u kalohej pronarëve realë, prindërve të bashkëshortes.

Sipas tij, kjo u krye se nëse do të kishte pasur dëme që do të sillnin prishjen e banesës, të mos bëheshin shkaktarë që prindërit e bahskëshortes të mbeteshin pa banesë.

Kessler soli në vëmendje se banesën e blerë në Tiranë, subjekti e kishte shitur disa herë më shtrenjtë, ndërkohë që dy vjet më vonë, blerësi e kishte shitur më lirë.

Bonjaku tha se nuk e kishte njohur shitësin dhe se nuk ishte gjendur ndonjëherë në kushtet e konfliktit të interesit me atë person.

Figura dhe profesionalizmi

Ish-Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, aktualisht Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, ka konstatuar përshtatshmërinë e Bonjakut në raportin e parë. Në vijim është dërguar informacion ku ngriheshin dyshime për përfshirje të subjektit në korrupsion pasiv, ndërsa konkluzioni është lënë në vlerësim të Komisionit.

Trupa e KPK u nda në analizën e veprimeve të prokurorit Bonjaku në hetimin e një çështje penale në ngarkim të dy shtetasve për kryerjen e veprës penale “kultivim të bimëve narkotike”.

Ka rezultuar se Bonjaku ka ndryshuar kualifikimin e veprës penale në “moskallëzim krimi” për dy prej të pandehurve dhe çështja është dërguar për gjykim. Kërkesa nuk është pranuar nga Gjykata e Krujës, me argumentin se hetimi nuk është i plotë dhe se nuk janë argumentuar me prova, arsyet ligjore të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale.

Bonjaku e ka ankimuar vendimin, por prokurori i Apelit ka hequr dorë duke e konsideruar hetimin e paplotë, prej nga është rrëzuar nga Gjykata e Apelit Tiranë ankimi i kryer prej subjektit të rivlerësimit.

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Bonjaku e ka dërguar sërish çështjen në gjyq për veprën penale “moskallëzim krimi”, duke arsyetuar se nuk kanë rezultuar të dhëna që mund të ndryshonin pozitën procedurale të të pandehurve.

Megjithëse KPK ka ngritur dyshime në lidhje me ndryshimin e kualifikimit të veprës penale nga “kultivim të bimëve narkotike” në “moskallëzim krimi”, pasi është konstatuar se transkriptimi i bisedës së mesazheve në kërkesën për gjykim të përgatitur nga subjekti nuk ka qenë i plotë, shumica nuk ka gjetur probleme.

Ashtu si pakica, edhe Komisioneri çmon se gjetjet duhen vlerësuar në drejtim të situatës së cënmit të besimit të publikut tek drejtëdsia, pasi duket se subjekti ka lehtësuar pozitën procedurale të të pandehurve.

Prokurori Florian Bonjaku u mbrojt vetë për figurën dhe profesionalizmin. Ai theksoi se nga himin nuk u gjetën detaje për ngritjen e akuzës dhe për dy personat për të cilët është ndryshuar vepra penale. Subjekti pretendoi se gjykata kishte shfaqur anomaly në vendimarrjet e saj, se për të njëjtën provë, e dërgonte për gjykim dhe njëkohësisht kërkonte hetime shtesë.

Ai u mbrojt duke sjellë në vëmendje se Komisioni e ka trajtuar këtë çështje në gjetjet e aspektit profesional dhe se nuk ka gjetur diçka të kundërligjshme dh as në cënim të besimit të publikut tek drejtësia. Bonjaku shtoi se është pajisur me certifikatë sigurie nga ish-DSIK që ka afat deri në vitin 2025.

Për profesionalizmin, Komisioneri Ballhysa trajtoi gjetjet për dy çështje të denoncuara nga publiku. Sipas Komisionerit, konstatohet se Bonjaku ka treguar mangësi profesionale në trajtimin e një çështjeje për arsye të moskryerjes së të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme dhe zgjatjes së përsëritur e afateve të hetimit.

Po ashtu, Komisioneri tha se duket se në një rast nuk është zbatuar kërkesa procedurale mbi njoftimin e kallëzuesit të kërkesës për pushimin e çështjes penale, si dhe nuk i janë njoftuar kallëzuesit disa kërkesa procedurale për zgjatjen e afateve hetimore. Në çështjen tjetër, sipas Ballhysës duket se nuk është zbatuar kërkesa procedurale mbi njoftimin e kallëzuesit të kërkesës për pushimin e çështjes penale.

Lidhur me mosnjoftimit e pushimit të çështjes, subjekti deklaroi se kjo situatë nuk sjellë pasojë, pasi marin formë të prerë pasi analizohen nga gjykata. Sipas tij, denoncuesve nuk u ka humbur asnjë e drejtë.

Për mosnjoftimin e zgjatjes së heitmeve, ai tha se këtë pretendim e ngre kallëzuesi, i cili nuk është i dëmtuari e për rrjedhojë nuk ka sjellë pasojë.

Kolegji vendosi të mos bëjë pjesë të gjykimit denoncime të reja, pasi nuk ka gjetur elementë të mjaftueshëm.

Në përfundim, Komisioneri Ballhysa tha se u qëndronte shkaqeve të ankimit dhe parashtrimeve, ndërsa subjekti kërkoi kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare. KPA e shtyu seancën për më datë 6 dhjetor, në orën 10:00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *