Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 30 nëntor të ndërpresë procesin e rivlerësimit për prokuroren e Korçës, Ollga Visi për shkak të dorëheqjes së saj nga statusi i magjistratit. Po ashtu, është vendosur ndalimi i rikthimit të këtij subjekti rivlerësimi në funksione në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. Në vendimin e […]
Author: Edmond Hoxhaj
KPA njihet me konkluzionet në çështjen e prokurorit Naim Tota
Komisionerja Publike, Irena Nino dhe prokurori i Tiranës, Naim Tota u qëndruan parashtrimeve dhe kërkimeve të tyre edhe gjatë konkluzioneve përfundimtare të enjten më 7 dhjetor. Nino kërkoi shkarkimin e Totës për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe probleme në aspektin profesional, ndërsa subjekti i rivlerësimit e kundërshtoi duke i cilësuar konstatimet të pargumentuara dhe […]
Prokurori Edmond Koloshi konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për konfirmin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Edmond Koloshi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Gjatë seancës së parë më 13 nëntor, Koloshi u përball me pyetje […]
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Ritvan Suka
Komisioni i Pavarur i Kualifikmit, KPK shpalli të enjten më 7 dhjetor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Ritvan Suka. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Alma Faskajn. Gjatë seancës dëgjimore më 5 dhjetor Suka dha shpjegime […]
Prokurori Edmond Koloshi jep shpjegime për hetimet shtesë të KPK
Prokurori i Durrësit, Edmond Koloshi u përball të martën më 5 dhjetor me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për hetimet shtesë të kryera në funksion të riçeljes së hetimit administrativ, pas përfundimit të seancës së parë të zhvilluar më 13 nëntor. Gjatë seancës së parë, Koloshi u përball me pyetje për dy […]
Prokurori Ritvan Suka jep shpjegime për bilancet negative të pasurisë
Prokurori i Tiranës, Ritvan Suka u përball të martën më 5 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për bilancet negative në blerjen e dy apartamenteve, pasuri për të cilat tha se njërën e kishte blerë për llogari të babait, pasi ky i fundit punonte […]






