Anëtarja e Gjykatës së Posaçme Miliana Muça u përball thuajse pa probleme me procesin e rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ndërsa iu kërkuan shpjegime vetëm për një hua, 800 mijë lekë, e marrë nga babai fermer.
Author: BIRN
KPK heton shortet e prokurorit Martini gjatë drejtimit të Prokurorisë së Shkodrës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi një seancë të dytë dëgjimore me prokurorin Anton Martini, të fokusuar kryesisht mbi një denoncim për procedurat e shortimit të çështjeve për 7 muajt që ai drejtoi Prokurorinë e Shkodrës.
Transaksionet me nënën dhe baxhanakun penalizuan gjyqtarin Arben Vrioni
Një mori veprimesh financiare dhe kontratash u gjetën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si kontradiktore me vetë deklarimet e gjyqtarit Arben Vrioni, i cili rezultoi me bilanc negativ prej 6.5 milion lekësh pas hetimii nga KPK.
Kolegji i Apelimit ‘censuron’ mendimet ndryshe të vëzhguesve të ONM
Pasi vëzhguesi ndërkombëtar, Ferdinando Buatier de Mongeot dorëzoi në KPA një mendim kritik ndaj vendimit të shumicës për shkarkimin e ish-prokurores Antoneta Sevdari, gjyqtarët e Kolegjit u mblodhën me urgjencë dhe me një vendim të mbajtur sekret, vendosën që opinionet e ONM-së të mos e shohin dritën e diellit.
Gjykimi mbi etikën dhe kredinë e butë ndajnë Kolegjin për Ervin Metallën
Shumica në KPA la në fuqi vendimin e shkallës së parë për shkarkimin e ish-gjyqtarit të Apelit, Ervin Metalla duke i shtuar atij si shkelje edhe “cënimin e besimit te drejtësia”. Dy gjyqtaret në pakicë kërkuan prishjen e vendimit të KPK-së dhe rivlerësimin e gjyqtarit për dy kriteret e tjera.
Prokurori Simon Pashuku u shkarkua për 80 mijë euro të padokumentuara
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shprehet në vendimin e zbardhur se prokurori i Lezhës, Simon Pashuku dështoi të provonte me dokumente burimin e pasurisë, ku përfshiheshin dhurime nga të afërmit dhe të ardhura qiraje.