Gjyqtari i Tiranës i cili ishte konfirmuar në KPK, u rrëzua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi analiza financiare e gjeti me mungesë burimesh dhe deklarim të pamjaftueshëm. KPA rrëzoi gjithashtu disa arsyetime të KPK-së duke i cilësuar si të pambështetura në ligj.
Author: Edmond Hoxhaj
Rivlerësimi i Regleta Panajotit, KPK ngre pikëpyetje mbi pasurinë dhe profesionalizmin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pikëpyetje mbi mundësitë financiare të gjyqtares së Tiranës Regleta Panajoti, njëkohësisht kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa një denoncim u vu në dukje si problem në kriterin e aftësive profesionale. Panajoti dha shpjegime mbi pasurinë, duke kundërshtuar gjetjet e KPK dhe kërkoi të konfirmohej.
Vendimi i KPA: Ish-gjyqtari Admir Thanza dështoi në “testin e integritetit”
Në vendimin e zbardhur për ish-gjyqtarin Admir Thanza, Kolegji cilësoi si cënime të rënda mosdeklarimin e dënimit, atë të procedimit penal dhe konfliktin e interesit. KPA arsyetoi edhe për të drejtën e KPK për të hetuar kontrata me çmime të ulëta mes subjekteve dhe të tretëve.
KPK konfirmoi gjyqtaren Saida Dollani
Gjyqtarja pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Saida Dollani u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Gjyqtarja Klodiana Veizi konfirmohet nga KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi konfirmimin në detyrë të gjytares së Gjykatës Administrative Durrës, Klodiana Veizi.
KPK shkarkoi gjyqtarin Gurali Brahimllari
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda u gjet nga KPK me mungesë të burimeve të ligjshme për të kthyer huatë dhe kryerjen e transaksioneve për pasuri të paluajtshme. Brahimllari mohoi problemet e pasurisë.