Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA është ndarë në vendimarrjen për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Apelit Shkodër, Astrit Kalaja. Shumica e trupit gjykues të Kolegjit, e përbërë nga relatori Sokol Çomo dhe anëtarët Albana Shtylla, Ina Rama dhe Ardian Hajdari e kanë gjetur të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK […]
Analiza
Violeta Shkurta u largua nga detyra për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 28 shkurt të largojë nga detyra drejtuesen e Prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurta, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë e pamjaftueshëm për pasurinë. Sipas vendimit të arsyetuar të Komisionit, Shkurta rezultoi gjithashtu me balancë negative prej 18 milionë lekësh, kryesisht për periudhën para fillimit […]
Vendimi i KPK: Prokurori Ervin Beqiri u penalizua për burimet e një apartamenti
Prokurori i Elbasanit, Ervin Beqiri u shkarkua nga detyra më 3 mars, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi se ai kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për një apartament të blerë në Tiranë në vitin 2013. Hetimi administrativ për Beqirin u përfundua vetëm për kriterin e pasurisë. Në vendimin e arsyetuar të Komisionit konstatohet se […]
KPK: Shpëtim Reka cënoi besimin e publikut gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtarit
Gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, Shpëtim Reka u shkarkua nga detyra më 25 shkurt 2022 pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi probleme në burimet e krijimit të pasurive; se është gjendur në kushtet e konfliktit të interesit në gjykimin e disa çështjeve; si dhe nuk ka deklaruar marrjen në huapërdorim të një makine […]
KPK: Flutura Hoxha fshehu një apartament pasi nuk justifikonte burimet
Gjyqtarja e Pukës Flutura Hoxha u shkarkua nga detyra më 25 shkurt, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se nuk provoi dot burimet e ligjshme të pasurive dhe se për këtë arsye kishte fshehur blerjen e një apartamenti në Tiranë në emër të babait. Ndërkohë ajo e vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës […]
KPK: Prokurori Erind Reovica cënoi besimin e publikut
Prokurori i Fierit Erind Reovica u shkarkua nga detyra më 10 shkurt 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, se ishte i papërshtatshëm për profesionalizmin dhe se me veprimet dhe mosveprimet e tij kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Në vendimin e arsyetuar të […]






