Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkodrës, pas konstatimit se nuk kishte burime të mjaftueshme për pasurinë, dyshimeve për favorizim dhe zvarritjeve të proceseve gjyqësore. Jangulli i kundërshtoi gjetjet e KPK-së.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
“Pasuria e fshehur dhe konflikti i interesit” bindën shumicën për shkarkimin e Brocit
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Broci ndau trupin gjykues në pro dhe kundër shkarkimit. Argumentet e shumicës flasin për deklarime kontradiktore, mungesë burimesh financiare, konflikt interesi dhe një apartament të fshehur, ndërsa kryesuesja Pine mbron idenë se Komisioni nuk i vërtetoi shkeljet.
Dhuratat nga SHBA, KPK pikëpyetje mbi pasurinë e gjyqtarit Sotiraq Lubonja
ILDKPKI e ka akuzuar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Korçë, Sotiraq Lubonja për fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe mungesë burimesh financiare për dhuratat e marra nga e ëma e ndjerë, si dhe vjehrri me banim në SHBA.
Gjyqtari Ahmet Jangulli përballet me akuza për pasurinë, favorizime dhe zvarritje të gjykimeve
Gjyqtari i gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli u përball me problemet e evidentuara në të tria kriteret e rivlerësimit, ndërsa ai kundërshtoi analizën financiare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe kërkoi rikonfirmimin në detyrë.
Skeda e pasurisë së deklaruar-Ahmet Jangulli-Gjykata Administrative Shkodër
Pas një procedimi disiplinor të rrëzuar nga KLD, gjyqtari Ahmet Jangulli do të përballet me procesin e vetingut. Si ka ndryshuar pasuria e tij përgjatë viteve 2003-2017.
Pasuria e bashkëjetueses gropos karrierën e gjyqtarit Bledar Abdullai
Deklarimi i pamjaftueshëm i pasurisë dhe mungesa e burimeve financiare janë arsyet e listuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vendimin e zbardhur për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Bledar Abdullai.