Prokurori i Shkodrës, Arben Smaçi ka kryer sipas KPK-së deklarim të pasaktë dhe të rremë për çmimin e një apartamenti, ndërsa rezultoi me mungesa financiare të mëdha për justifikimin e pasurisë.
Korrupsioni
Skeda e pasurisë së deklaruar –Dritan Gina – Prokuroria e Tiranës
Prokurori Dritan Gina i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.
Riselda Fishta dërgohet për trajnim 1-vjeçar në Magjistraturë
Pas problemeve të shumta me kriterin profesional, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë nga detyra për një vit prokuroren e Lezhës, Riselda Fishta, duke e detyruar atë që të kryejë trajnimin 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës.
KPK me dy qëndrime në vetingun e prokurorit Gentian Stoja
Shumica në KPK vendosi shkarkimin me argumentin se Stoja kishte kishte kryer deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë, ndërsa komisioneri në pakicë, Olsi Komici i konsideroi problemet si gabime minimale.
‘I fyer nga Jacobs’: Besim Hajdarmataj kundërshton pikëpyetjet e ONM
Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbylli hetimin gjyqësor për ish-shefin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj –pasi ky i fundit kundërshtoi analizën financiare dhe pikëpyetjet e ONM mbi profesionalizmin.
Prokurori i Tiranës, Isa Jata përballet me vetingun
Prokurori i Tiranës, Isa Jata u pyet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për disa gjetje në kriterin e pasurisë dhe një denoncim. Jata pranoi pasaktësi në deklarimet vjetore dhe kërkoi konfirmim në detyrë.