Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra për problemet me pasurinë për kryetarin e Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci.
Korrupsioni
Skeda e pasurisë së deklaruar –Petrit Aliaj –gjyqtari i Apelit Vlorë
Gjyqtari Petrit Aliaj i Gjykatës së Apelit të Vlorës do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Fati i karrierës së gjyqtares Nure Dreni, në dorë të analizës financiare
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pikëpyetje për pasaktësi në deklarime dhe pamjaftueshmëri financiare për të mbuluar shpenzimet për shkollimin e vajzave në Angli, por gjyqtarja Nure Dreni e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundërshtoi analizën financiare dhe kërkoi korrigjimin e saj.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Ardit Mustafaj –Gjykata e Posaçme
Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Ardit Mustafaj do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Gjyqtari i Apelit, Andi Civici përballet me probleme të pasurisë në veting
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se huatë e marra nga vjehrri dhe daja i bashkëshortes –të përdorura si burim për blerjen e një apartamenti nuk dokumentohen. Gjyqtari Civici ngriti pikëpyetje mbi paanshmërinë e procesit dhe kërkoi çeljen e hetimit për dy kriteret e tjera.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Nure Dreni –Gjykata e Posaçme e Apelit
Gjyqtarja Nure Dreni e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.