Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të mërkurën se kishte vendosur rikthimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme Ardit Mustafaj. Shumica në KPA arsyetoi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit ishte marrë “në vlerësim jo të saktë të faktit”. Trupa gjyqësore e udhëhequr nga Alban Shylla, me […]
KPA
“Deklarimet e mia janë në unitet”: Entela Shedula kërkon rikthimin në detyrë
Gjyqtarja e Kavajës, Entela Shedula i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që ta rikthente në detyrë gjatë seancës së të martës, ndërsa u qëndroi shpjegimeve të saj të mëparshme për burimet e pasurive të saj familjare. Shedula paraqiti në mënyrë të përmbledhur shpjegimet e saj në funksion të dy pyetjeve të relatorit të çështjes, […]
Kolegji dëgjon pretendimet e gjyqtares Entela Shedula ndaj vendimit të KPK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi të mërkurën si prova të reja, gjatë shqyrtimit të ankimit të gjyqtares Entela Shedula, dy vendime gjykate që detyronin kompanitë në të cilat kishte punuar bashkëshorti të paguanin sigurimet shoqërore dhe tatimet mbi të ardhurat. KPA po ashtu dëgjoi pretendimet e gjyqtares e cila i kërkoi Kolegjit të prishë […]
KPA riçel hetimin gjyqësor në çështjen e Valdete Hoxhës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 13 shtator me parashtrimet në çështjen që ka objekt shqyrtimi ankimin e institucionit të Komisionerëve Publikë ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e gjyqtares së Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha. Komisionerja Publike, Irena Nino u qëndroi të martën thuajse […]
KPA la në fuqi parimin e proporcionalitetit në çështjen e Marinela Osmanit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e gjeti të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Marinela Osmani (Nuni) bazuar në parimet e proporcionalitetit dhe objektivitetit, ndonëse bashkëshorti i saj, Gentjan Osmani, ishte penalizuar më parë për të njëjtat gjetje. Për gjyqtaren Marinela Osmani, si në Komision ashtu edhe […]
Marjana Velçani u penalizua nga deklarimet dhe provat e veta
Deklarimet e ish-gjyqtares së Gjykatës Administrative të Durrësit, Marjana Velçani lidhur me burimet e krijimit të një apartamenti, si dhe dokumentet e dorëzuara prej saj e penalizuan gjatë procesit të vetingut me shkarkim, megjithëse nga analiza financiare e kryer në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, dhe në Komision ka rezultuar se ka pasur gjendje […]






