Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Shkodër, Brahim Dragjoshi do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
KPK
Provat e gjyqtarit Genti Shala rrëzuan dyshimet për pronësinë e një apartamenti
Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Genti Shala u konfirmua në detyrë pasi bindi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se një apartament i blerë në emër të tij në vitin 2000 i përkiste familjes së tezes së tij.
Gjyqtarja e Sarandës, Enkeleda Doda u dorëhoq pas barrës së provës
Kur Komisioni e njohu gjyqtaren Enkeleda Doda me rezultatin e hetimit dhe i kaloi barrën e provës për pasurinë, ajo u dorëhoq nga detyra.
Prokurori Bujar Hoxha dorëhiqet gjatë vetingut
Komisioni ka vendosur ndëprerjen e procesit të rivlerësimit për prokurorin Bujar Hoxha, pasi u njoh me vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes së tij.
Kontrata fiktive dhe diferenca të mëdha: Arsyet e shkarkimit të Tritan Hamitajt
Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, gjyqtari i Apelit të Durrësit, Tritan Hamitaj nuk arriti të justifikonte burimin e pasurive në vlerën e 14 milionë lekëve. Trupa gjyqësore u nda në vendimin nëse sjellja jobashkëpunuese përpara KPK-së duhej ndëshkuar apo jo.
Shkarkimi i Lindita Hoxhës, argumentet e kundërta për pasurinë dhe konfliktin e interesit
Vendimi i arsyetuar i KPK-së për shkarkimin e gjyqtares së Apelit të Shkodrës, Lindita Hoxha tregon se shumica gjeti mungesë burimesh të ligjshme dhe konflikt interesi, ndërsa relatorja argumentoi për të kundërtën.