Ndihmësja ligjore e Gjykatës Administrative të Apelit, Alma Troshani do të përballet të hënën më 9 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi. Alma Troshani ka përfunduar studimet në fakultetin e Drejtësisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” […]
KPK
Pas vendimit të Kolegjit, Besnik Maho heq dorë nga procesi i vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 15 nëntor 2023 me shumicë votash përfundimin pa vendim përfundimtar të çështjes në lidhje me kërkesën e ish-gjyqtarit të Pogradecit Besnik Maho, për t’iu nënshtruar vetingut. Sipas shumicës së KPK, Maho nuk i kishte kryer tre vjet punë si gjyqtar, që u konsiderua si afat i nevojshëm […]
Pas arrestimit për korrupsion e krim të organizuar, KPK e shkarkon prokurorin Xhevahir Lita
Prokurori Xhevahir Lita, u arrestua për korrupsion dhe krim të organizuar gjatë operacionit të koduar “Metamorfoza” në korrik 2023 dhe pak ditë më vonë u pezullua nga detyra me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP. Megjithatë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vijoi investimin në kryerjen e procesit të vetingut të tij, duke e […]
Gjyqtari Tonin Sterkaj shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 4 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj. Vendimi u mor nga trupa e KPK kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen. Gjatë seancës dëgjimore të martën, Sterkaj u pyet dhe dha shpjegime për barrat […]
Prokurorja Oltiana Gjoni Çifliku konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 4 shtator vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Durrësit, Oltiana Gjoni Çifliku. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Suela Zhegu. Gjatë seancës dëgjimore të martën, Gjoni dha shpjegime për gjetjet […]
KPK shkarkon prokurorin Dashnor Nure
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën vendimin për shkarkimin e prokurorit të Korçës Dashnor Nure pas vetingut në të tri kriteret. Nures iu kalua barrë prove në lidhje me adresat e banimit dhe dy banesave nga të afërmit në të cilat ai kishte jetuar. Po ashtu atij iu gjetën pamundësi financiare në disa […]






