Prokurori Bledar Bejko i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës u përball të hënën më 28 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit. Procesi i vetingut për Bejkon po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga […]
Lajme
‘Makineri pastrimi parash’: ONM ngre dyshime mbi pasuritë e gjyqtares Elbana Lluri
Në parashtrimet e saj në seancën dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të hënën, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës e vuri disa herë theksin te lidhja e veçantë me motrën që i kishte dhuruar disa milionë lekë në forma të ndryshme. Lluri i dha këto argumente ndërsa këmbënguli në seancë që vendimi […]
Hysni Mulaj jep shpjegime për burimet e një apartamenti dhe përdorimin e një automjeti
Prokurori Hysni Mulaj i Prokurorisë së Tiranës u përball të premten më 25 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore u pyet dhe dha shpjegime për burimet e një apartamenti dhe për një autoveturë të kunatit që e ka përdorur për vite me radhë. Një raport negativ i DSIK u […]
Kastriot Gramshi konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 25 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Kastriot Gramshi. Gjatë dy seancave dëgjimore ai dha shpjegime më së shumti për të ardhurat nga aktiviteti tregtar i babait në vitet 1992-1999, para fillimit të detyrës, si dhe për […]
KPK konfirmon në detyrë prokuroren Flora Reka
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 25 mars vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Durrësit, Flora Reka. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 16 mars ajo u përball me gjetjet dhe barrat e provës për pasurinë dhe figurën, të ngjashme me ato të bashkëshortit të saj, gjyqtarit, Shpëtim Reka, […]
KPA: Komisioni kreu shkelje të rënda procedurale gjatë vetingut të Edmond Hykës
Seanca publike e zhvilluar të enjten më 24 mars në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA lidhur me shqyrtimin e ankimit të prokurorit të Apelit të Tiranës, Edmond Hyka kundër shkarkimit të tij, zbuloi shkelje të rënda procedurale të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK të kryera gjatë procesit të rivlerësimit për këtë subjekt. Pasi […]