Gjyqtarja e Korçës, Luljeta Kolonja u përball të enjten më 4 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për të ardhurat e bashkëshortit nga puna në emigracion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë deklaruar si burim për blerjen e një apartamenti, pasuri për […]
Lajme
Komisioneri Publik i qëndron kërkesës për shkarkimin e prokurorit Erion Pano
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten bisedimet përfundimtare në çështjen që i përket ankimit të Komisionerit Publik ndaj prokurorit Erion Pano. Gjatë seancës së shkurtër Komisionerja Publike Irena Nino, vuri në dukje se i qëndronte ankimit të bërë më herët dhe kërkoi nga KPA të ndryshonte vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit […]
Gjyqtarja Mirela Mishgjoni jep shpjegime për bilancet negative përpara detyrës
Gjyqtarja e Vlorës, Mirela Mishgjoni u përball të mërkurën më 3 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për bilancet negative në vlera të mëdha të konstatuara gjatë periudhës para fillimit të detyrës, si dhe për gjetjet në disa çështje të denoncuara nga publiku. Për pastërtinë e figurës, […]
Këshilltarja ligjore Laureta Nezaj konfirmohet në detyrë
Këshilltarja ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Laureta Nezaj u konfirmua në detyrë të mërkurën më 3 prill 2024, pas seancës dëgjimore që zgjati rreth gjysmë ore, kur ajo dha shpjegime të përmbledhura për pak gjetje në kriterin e pasurisë e të profesionalizmit. Nezaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Procesi i vetingut dhe vendimarrja […]
Prokurori Platin Aliçka konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 3 prill vendimin për konfirmimin ne detyrë të prokurorit të Tiranës, Platin Aliçka. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtar Roland Ilian. Gjatë seancës dëgjimore më 2 prill nuk u evidentuan […]
Prokurori Platin Aliçka përballet pa probleme me vetingun
Prokurori Platin Aliçka i Prokurorisë së Tiranës u përball të martën më 2 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dhe shpjegime për disa gjetje në kriterin e pasurisë dhe për profesionalizmin. Ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Procesi administrativ për prokurorin Aliçka po kryhet nga trupa e […]