Denoncimet ndaj kreut të Gjykatës Administrative të Tiranës, Eriol Roshi, përfshi një denoncim publik nga një emision televiziv u gjetën nga KPK të pabazuara, duke i dhënë atij konfirmimin në detyrë.
Lajme
KPA pranon pjesërisht dokumentet e gjyqtarit Faqolli si prova
Gjyqtari i Tiranës Astrit Faqolli përballet me kërkesën e komisionerit publik për shkarkimin e tij nga detyra në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pasi kishte kaluar me sukses testin e vetingut para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Kryetari i Gjykatës së Përmetit Pashk Gjaci me probleme në të tri kriteret
Mungesa e dokumentacionit për pasuri të vëna nga gjyqtari në Mirditë, Laç e Velipojë si dhe të ardhurat e tij si avokat para nisjes së detyrës si gjyqtar ngritën pikëpyetje para komisionit të pavarur të kualifikimit ndërsa gjyqtari kërkoi konfirmimin në detyrë duke argumentuar se pasuria e tij ishte rrjedhojë e investimit të suksesshëm në […]
Këshilltarja ligjore Ana Golloshi u gjet me dyfishin e pasurisë së ligjshme nga KPK
Disa apartamente në bashkëpronësi apo në pronësi të bashkëshortit dhe disa llogari bankare që rezultuan të ishin më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme sollën shkarkimin e këshilltares ligjore Ana Golloshi.
KPA cakton seancë publike për Rovena Gashin, pas një gjetje të re nga ONM
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të dëgjojë në seancë publike Rovena Gashin, prokurore e shkarkuar nga KPK, pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit paraqiti një gjetje të re në lidhje me çështjen e saj.
Fshehja e dhuratave nga baxhanaku ‘dogji’ kreun e Apelit të Krimeve të Rënda
Prokurori Artan Bajrami u shkarkua nga detyra pas një karriere 35 vjeçare me argumentin e deklarimit të rremë dhe të pasaktë të burimeve për blerjen e një apartamenti në Tiranë si dhe mosdeklarimin e dhurimeve prej 2.2 milionë lekësh në total nga baxhanaku i tij biznesmen.





