Analiza financiare e ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, e hartuar nga tre ekspertët e rinj të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë më 15 nëntor 2023, u debatua gjatë seancës gjyqësore të hënën më 19 shkurt, kur u kontenstua në disa pjesë të saj nga prokuroria dhe mbrojtja e të pandehurit […]
Lajme
Kolegji dëgjon konkluzionet përfundimtare për prokurorin Urim Buci
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të premten më 16 shkurt me konkluzionet përfundimtare në çështjen e rivlerësimit kalimtar të prokurorit të Dibrës, Urim Buci. Komisionerja Publike, Irena Nino kërkoi shkarkimin nga detyra për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë, ndërsa Buci kundërshtoi ankimin duke i cilësuar të pabazuara pretendimet e Komisioneres […]
Ndihmësja ligjore Majlida Tosku shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 13 shkurt vendimin për shkarkimin nga detyra të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Majlida Tosku. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Gjatë seancës dëgjmore të premten […]
KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Urim Buci
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 8 shkurt me parashtrimet në ështjen e rivlerësimit kalimtar të prokurorit të Dibrës, Urim Buci dhe pasi mbylli shqyrtimin gjyqësor, shtyu seancën për t’u dhënë kohë palëve të përgatisin konkluzionet përfundimtare. Komisionerja Publike, Irena Nino, pasi parashtroi argumentet e saj për mungesë të burimeve […]
Mashtrim përmes Instagramit; falsifikonin aplikimet për vizë amerikane
Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit njoftuan ditën e enjte arrestimin e gjashtë shtetasve shqiptarë të cilët u përfshinë në një skemë mashtrimi të aplikimit dhe marrjes së vizave amerikane. “Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Njësisë Speciale të njohur si ‘Joint Shield’, në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Olsi Xhavella
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 7 shkurt vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtarit të Apelit të Korçës, Olsi Xhavella. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama […]