Komisionerja Publike, Irena Nino deklaroi të premten më 26 janar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit se u qëndronte shkaqeve të ankimit të ngritura ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Ylli Bashaj dhe kërkoi shkarkimin e këtij të fundit me pretendimin se nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin […]
Lajme
KPA njihet me qëndrimet për denoncimet ndaj prokurorit Julian Çafka
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa dhe prokurori i Gjirokastrës, Julian Çafka paraqitën të premten më 26 janar qëndrimet e tyre para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, për disa denoncime të mbërritura së fundmi ndaj këtij subjekti rivlerësimi. Në seancën parardhëse më 18 janar, Kolegji u kërkoi palëve të përgatisnin qëndrimet e tyre lidhur me denoncimet […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Arjana Gumbardhi (Caco)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 24 janar vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Arjana Gumbardhi (Caco). Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe […]
Kolegji dëgjon konkluzionet përfundimtare në çështjen ndaj prokurores Mariola Mërtiri
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të martën konkluzionet përfundimtare në çështjen ndaj prokurores së Tiranës Mariola Mërtiri, gjatë të cilave Komisionerja Publike Irena Nino dhe subjekti u qëndruan parashtrimeve. Komisionerja kërkoi shkarkimin e Mërtirit duke paraqitur një sërë argumentesh në të tre kriteret e rivlerësimit, përfshi lidhjen e prokurores dhe bashkëshortit të saj me […]
Prokurori Ilir Hoxha shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 22 janar vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Gjatë seancës dëgjimore më 18 janar, prokurori Hoxha […]
Komisioneri Publik mbështet opinionin e ONM ndaj prokurorit Ylli Bashaj
Komisionerja Publike Irena Nino tha të premten në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit se mbështeste opinionin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në çështjen ndaj prokurorit Ylli Bashaj. Në një qëndrim të detajuar Nino theksoi se “Në vlerësimin e vëzhguesit ndërkombëtar, Komisioneri Publik ka paraqitur ankimin kundër vendimit të Komisionit, bazuar në Rekomandimin e ONM-së dhe […]