Prokurori Ilir Hoxha pas vendimit të shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Prokurori Ilir Hoxha shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 22 janar vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Genta Tafa Bungon.

Gjatë seancës dëgjimore më 18 janar, prokurori Hoxha dha shpjegime para Komisionit për bilancet negative në krijimin e disa pasurive; dyshimet e ngritura nga AKSIK për veprime të kundërligjshme në ushtrimin e detyrës; si dhe për gjejet të kriterin profesional, duke i kundërshtuar ato dhe pretendoi se kishte vërtetuar se plotësonte kriteret për t’u konfirmuar në detyrë.

Ilir Hoxha e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si oficer i Policisë Gjyqësore, të cilën e ka ushtruar pranë Prokurorisë së Pogradecit. Në vitin 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Sarandës, ndërsa në 2023-in u transferua në Prokurorinë e Durrësit kue ushtroi funksionin deri në shkarkimin nga detyra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *