Komisioni i Ligjeve gjatë mbledhjes së datës 25 nentor 2024. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.
Artikull kryesor ! Lajme

Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë

“Është bërë rakordim mes institucioneve të pavarura dhe Ministrisë së Financave në lidhje me propozimet për shtesa e ndryshime në projektligjin e buxhetit,” njoftoi kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka në nisje të mbledhjes. Ajo shtoi se rakordimi me institucionet është bërë në bazë të prioritizimit të nevojave që ato kanë. Bushka bëri të ditur se […]

Gjyqtarja Marjola Beluli pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Gjyqtarja Marjola Beluli konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Marjola Beluli e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës u konfirmua në detyrë të enjten 21 nëntor, pas një seance të shkurtër dëgjimore ku nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit kalimtar. Ajo mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, ndërsa në kriterin e pasurisë dha shpjegime lidhur […]

Gjyqtarja Semirramis Hoxholli, pas seancës në KPK. Foto:BIRN
KPA Lajme

Vendimarrja e KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Semiramis Hoxholli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 20 nëntor prishjen e vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Semiramis Hoxholli dhe pushimin e çështjes së vetingut ndaj saj. Vendimarrja e KPA-së sjell rikthimin në detyrë të gjyqtares […]

Gjyqtari Darjel Sina
KP Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina 

Gjykata e Lartë njoftoi të dielën ndarjen nga jeta të anëtarit të saj, z. Darjel Sina. “Z. Sina iu bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2022 dhe vinte në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë dhe një kontributi të rëndësishëm në fushën e së drejtës,” thuhet në njoftimin […]

Kreu i KLGJ-së Ilir Rusi në Kuvend
Artikull kryesor ! Lajme

KLGJ kërkon 30 milionë euro shtesë në buxhet, opozita e quan llastim

Kërkesat u parashtruan para Komisionit të Ligjeve nga kryetari i ri i këtij këshilli Ilir Rusi, i cili argumentoi se fondi do të përdorej për paga e sigurime për punonjës të rinj, investime në ndërtime godinash apo qira për gjykatat, programe kompjuterike, por edhe për zbatimin e idesë së kryeministrit Rama për të futur Inteligjencën […]

Ish-gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Evjeni Sinojmeri dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani gjatë një seance të zhvilluar online në KLGJ për procedim disiplinor.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Evjeni Sinojmeri

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA shpalli të enjten më 14 nëntor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra gjyqtares së Apelit Tiranë, Evjeni Sinojmeri. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Natasha […]