Alltun Çela u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më herët gjatë seancës dëgjimore, atij iu vunë në dukje probleme në të tri kriteret e rivlerësimit. Çela kishte kërkuar konfirmim në detyrë.
Lajme
Kreu i gjykatës së Sarandës ‘ngel’ në 3 kriteret e vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dalë me një vlerësim negativ për të tre kriteret e vetingut – pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, të gjyqtarit Alltun Çela – i cili nga viti 2008 drejton Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Kolegji rrëzoi ankesat e Trenovës për “shantazh psikologjik dhe kurthe” nga KPK
Ish-prokurori i Apelit, Gentian Trenova kundërshtoi vendimin e KPK-së përmes një duzinë ankesash në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, mes të cilave verifikimin e gjyqtarit Hamitaj apo opinionet e vëzhguesit të ONM-së, Theo Jacobs. KPA i rrëzoi pretendimet si të pabaza dhe vulosi shkarkimin e tij.
Vendimi i Kolegjit: Lapsuset e Luan Kaloçi-t ishin “lojë” për fshehjen e pasurisë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të mbajë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Apelit Tiranë, Luan Kaloçi.
Kërkesa për rihapje të hetimeve vulosi shkarkimin e prokurorit Shpëtim Kurti
Prokurori i Tiranës, Shpëtim Kurti kontestoi mbylljen e hetimeve vetëm për kriterin e pasurisë, por rihapja e procesit nga KPK e rëndoi pozitën e tij-duke ekspozuar edhe lidhjen me një person të përfshirë në krim të organizuar.
Pas vetingut gjykatat e rretheve zgjedhin zëvendës kryetarët
Tre gjykata të shkallës së parë, kryetarët e të cilave u shkarkuan nga procesi i rivlerësimit kalimtar, janë mbledhur të shtunën për të zgjedhur nënkryetarët e rinj.





