Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndërprerjen e procesit të vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme dhe ndalimin e emërimit të tij në drejtësi për 15 vitet e ardhshme.
Vendi
Prokurori Kujtim Luli konfirmohet me shumicë votash
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të enjten vendimin për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Kujtim Luli, i cili u konfirumua në detyrë me shumicë votash. Procesi i rivlerësimit për prokurorin Luli u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Xhensila Pinen. Kujtim Luli e ka nisur […]
KPK anulloi seancën dëgjimore për prokurorin Bilbil Mete, pas ndërprerjes së procesit të rivlerësimit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi anullimin e një seance dëgjimore për ish-prokurorin Bilbil Mete me kërkesë të këtij të fundit. Mete ka dhënë dorëheqjen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në 15 tetor dhe Komisioni tha se procesi ndaj tij është ndërprerë.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Bilbil Mete –Prokuroria e Përgjithshme
Prokurori Bilbil Mete ka dhënë dorëheqjen në mesin e tetorit, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit caktoi një seancë dëgjimore, të cilën e anuloi më pas. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
KPA pushon ankimin e gjyqtarit të dorëhequr, Ndue Gjura
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi me shumicë votash lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë për gjyqtarin e dorëhequr, Ndue Gjura.
KPA rrëzoi ankimin e ish-gjyqtarit Petraq Dhimitri ndaj vendimit të KPK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi ankimin e ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petraq Dhimitri, ndaj vendimit të Komisionit që ndëpreu procesin e vetingut pas dorëheqjes së tij dhe i hoqi të drejtën të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.