Skeda e pasurisë së deklaruar –Bilbil Mete –Prokuroria e Përgjithshme
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Bilbil Mete –Prokuroria e Përgjithshme

Prokurori Bilbil Mete ka dhënë dorëheqjen në mesin e tetorit, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit caktoi një seancë dëgjimore, të cilën e anuloi më pas. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Bilbil Mete ishte parashikuar të përballej me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të mërkurën më 2 dhjetor, por seanca dëgjimore u anulua përmes një njoftimi të paprecedentë të Komisionit.

“Seanca dëgjimore… nuk do të zhvillohet, pasi subjekti nuk dëshiron të dëgjohet në seancë dëgjimore,” njoftoi KPK të martën.

Bilbil Mete ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe ka punuar për gati dy dekada në Prokurorinë e Përgjithshme. Por më 15 tetor, Mete i paraqiti dorëheqjen Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me argumentin se kishte mbushur moshën e pensionit.

Kërkesa për dorëheqje e Z. Mete është debatuar në mbledhje, pasi mosha e daljes në pension është 67 vjeç dhe jo më 65 vjeç. Në fund të mbledhjes, anëtarët e KLP-së vendosën deklarimin e mbarimit të statusit të Bilbil Metes për shkak të dorëheqjes.

Sipas vendimit të KLP-së, dorëheqja i ka dhënë efektet më 31 tetor 2020, ndaj është e paqartë se pse KPK vendosi ta thërrasë Meten në seancë dëgjimore.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Bilbil Mete nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i dorëhequr, Bilbil Mete nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, prokurori Bilbil Mete deklaronte pasuri familjare me vlerë 3.4 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij kap vlerën e 15.5 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme përbëjnë pjesën kryesore të aseteve me vlerë 13.6 milionë lekë, ndërsa automjetet kapin vlerën e 1.3 milionë lekëve. Z. Mete deklaron gjithashtu kursime në cash prej 508 mijë lekësh dhe likujditete bankare prej 78 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 62.2 milionë lekë, nga të cilat paga për shkak të funksionit zë gati 39% dhe pagat e familjarëve rreth 42%. Rreth 17% e të ardhurave kanë burime të ndryshme të deklaruara, si mësimdhënia, trajnimet etj.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilët lidhen me legalizimin e një shtëpie në Laprakë si dhe me vlerat e ndryshme të një huaje të deklaruar.

Në vitin 2015, prokurori Bilbil Mete deklaroi legalizimin e një banese në Laprakë, që kishte qenë në proces legalizimi që në vitin 2006. Megjithatë, në deklarim mungojnë të dhënat e shpenzimeve të legalizimit si dhe nëse banesa e legalizuar ishte e njëjta e deklaruar në deklaratën për herë të parë të vitit 2003.

Gjithashtu në vitin 2007, Z. Mete deklaron një hua të marrë nga kunati me qëllim blerjen e një sipërfaqeje toke në Gjirin e Lalzit nga i biri. Në vitin 2009, e njëjta hua deklarohet në vlerën e 1.5 milionë lekëve –shumë e cila është shlyer plotësisht në vitet e mëpasme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006  

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *