Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi ndërprerjen e vetingut për ish-gjyqtarin e Apelit të Korçës Stavri Kallço, pasi ky i fundit dha dorëheqjen 2 javë pasi u njoh me rezultatet e hetimit në kriterin e pasurisë.
Vendi
Kolegji rihap hetimet për prokurorin Adnan Kosova
Kolegji i Posaçëm vendosi të rihap hetimet për prokurorin Adnan Kosova, pasi dëgjoi qëndrimet e palëve në seancë publike. Vendimi për Kosovën u ankimua nga Komisioneri Publik.
Gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Astrit Kalaja rikthehet sërish para vetingut
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të enjten konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Astrit Kalaja dhe i kërkoi Kolegjit shkarkimin e tij me argumentin se ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për dy prej pasurive të tij.
KPK konfirmon gjyqtaren Miliana Muça
Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Miliana Muça u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas hetimit në të tre kriteret.
KPK shtyn seancën për gjyqtarin Tomor Skreli
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën se gjyqtari i Apelit të Gjirokastrës, Tomor Skreli do të përballej në një datë tjetër me procesin e vetingut.
Elona Kana ndërpret me dorëheqje procesin e vetingut
KPK vendosi të hënën të ndërpresë procesin e vetingut dhe të ndalojë për 15 vjet mbajtjen e posteve në drejtësi nga ana e këshilltares ligjore Elona Kana, bashkëshorte e nënkryetarit të KQZ, Denar Biba.