Gjytarja e Gjykatës së Posaçme Miliana Muça pas seancës në KPK. Foto:BIRN
KPK Lajme Vendi

KPK konfirmon gjyqtaren Miliana Muça

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Miliana Muça u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas hetimit në të tre kriteret.

Gjytarja e Gjykatës së Posaçme Miliana Muça pas seancës në KPK. Foto:BIRN

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Miliana Muça u konfirmua të martën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas hetimit në të tre kriteret. Muça iu nënshtrua procesit të rivlerësimi si anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa pati një seancë dëgjimore pa probleme.

Trupa që hetoi Muçën, deri së fundi anëtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda, u kryesua nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Olsi Komici. Muça, e cila ka filluar karrierën në drejtësi në vitin 2001 në Gjykatën e Korçës, ku ka punuar deri në vitin 2015. Më pas ajo u emërua si anëtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Relatorja Bekteshi vuri në dukje gjatë leximit të raportit se Muçës i ishin kërkuar shpjegime shtesë vetëm për dy elementë të pasurisë. Kryesisht deklarimin me vonesë të një kontrate për blerje apartamenti në Korçë dhe burimi i të ardhurave të babait i cili i kishte huazuar 800 mijë lekë.

Bekteshi referoi se gjyqtarja kishte sjellë dokumente mbi pagesën e kontributeve shoqërore prej vitit 1993 për të justifikuar të ardhurat e të atit dhe po ashtu kishte referuar dokumente mbi të ardhurat e të vëllait emigrant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *