Skeda e pasurisë së deklaruar –Përparim Vukaj – Prokuroria e Lezhës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Përparim Vukaj – Prokuroria e Lezhës

Prokurori Përparim Vukaj i Prokurorisë së Lezhës do të përballet të premten më 7 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Përparim Vukaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar fillimisht si prokuror i Prokurorisë së Shkodrës. Në vitet 2005-2012, Vukaj punoi si prokuror në Prokurorinë e Korçës, ndërsa në vitet 2012-2015 e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

Në vitin 2015, Vukaj u komandua drejtues në Prokurorinë e Lezhës, ndërkohë që e ushtroi më pas funksionin edhe në Prokurorinë e Fierit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Përparim Vukaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Përparim Vukaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Përparim Vukaj nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij kap vlerën e 7.3 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 3.5 milionë lekë, likujditete bankare prej 3.2 milionë lekësh, automjet me vlerë rreth 433 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 100 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 29.5 milionë lekë, nga të cilat 78% kanë si burim pagën e subjektit, 17% pagën e bashkëshortes, 3.1% dhuratat në cash dhe 1.2% të ardhurat nga shitja e makinës.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huamarrjet e subjektit dhe bashkëshortes së tij, të cilat kanë shërbyer si burim për blerjen e pasurive të patundshme.

Në vitin 2009, subjekti Vukaj deklaron huamarrje në vlerën e 1.7 milionë lekëve në emër të bashkëshortes për blerjen e një apartamenti banimi, i cili regjistrohet në vitin 2016 në vlerën e 1,890,000 lekëve.

Edhe në vitin 2015, subjekti deklaron si shtesë pasurie një garazh me vlerë 1,664,824 lekë, me burim financimi një huamarrje prej 1.6 milionë lekësh.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *