Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese përballet me pyetje mbi vullnetin për tu rivlerësuar

Lajme
Eugen Papandile me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe më herët ndihmës ligjor pranë kësaj gjykate u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të martën me një relacion sipas të cilit pranimi prej tij i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm dhe heqja dorë nga të qenit ndihmës ligjorë, ishte defakto dorëheqje. Trupa e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskaj dhe anëtare Valbona Sanxhaktari arsyeton se pas hetimeve dhe pas disa përgjigjeve të Papandiles në të cilat ai thoshte se nuk ishte subjekt rivlerësimi, dukej se në rastin e tij duhej të zbatohej neni G i Kushtetutës, që parashikon se në rast dorëheqje subjekti përjashtohet për 15 vite nga punësimi si gjyqtar e të ngjashme. Papandile i pranishëm në seancë, pasi u ankua për defekt teknik të e-mailit për shkak të ndryshmit të sistemit nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe se nuk i kishte marrë disa e-maile të KPK-së, këmbënguli se nuk kishte dhënë dorëheqjen dhe ishte gati të rivlerësohej. Megjithatë i pyetur disa herë në seancë për qëndrimin e tij në këtë rast ai po ashtu i qëndroi tezës që nuk ishte subjekt rivlerësimi dhe që rasti i tij ishte “gjë e gjykuar” për shkak të vlerësimit nga KPK. Gjetjet e KPK Faskaj tha në relatim se Papandile nuk i ishte përgjigjur një pyetësori të KPK-së dhe se po ashtu kishte pretenduar në një e-mail se ai nuk ishte subjekt rivlerësimi, pasi në vitin 2017 ishte emëruar Sekretar i Përgjithshëm që ishte pozicion nëpunësi civil. Sipas Faskajt ai po ashtu pretendonte se çështja e tij ishte “res judicata” pasi ishte vlerësuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në momentin që kandidoi për të qenë gjyqtar i Kushtetueses. Faskaj tha se Papandile kishte kërkuar që çështja të mbyllej pa një vendim përfundimtar. Por Faskaj tha se Komisioni vlerësonte se Papandile kishte qenë ndihmës ligjor në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese në vitin 2016 dhe për rrjedhojë ishte subjekt rivlerësimi. Faskaj po ashtu relatoi se procesi i ndjekur nga KED në vlerësimin e kandidaturave nuk ishte i njëjtë me procesin kushtetues të rivlerësimit që kryente KPK. Ajo po ashtu relatoi se edhe pse nuk kishte dhënë dorëheqjen formalisht pranimi nga Papandile i një detyre si nëpunës civil jashtë sistemit të drejtësisë ishte një akt dorëheqjeje dhe se tregonte vullnetin e tij për të mos iu nënshtruar procesit të rivlerësimit. Faskaj tha se në këtë rast duhej të aplikohej neni G i Kushtetutës dhe se Papandile duhej të përjashtohej nga detyra të mundshme në sistemin e drejtësisë për një afat 15-vjeçar. Relatorja tha edhe se dukej sikur Papandile donte t’i shmangej procesit të rivlerësimit. Faskaj relatoi se Papandile nuk kishte marrë në dorëzim materialet e hetimit nga KPK dhe nuk ishte përgjigjur një e-maili të Komisionit që i kishte dhënë kohë për të sjellë parashtrimet e tij deri në datën 21 nëntor. Qëndrimi i Papandiles Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese u ankua fillimisht se nuk i kishte marrë të gjithë e-mailet nga KPK. Ai tha se besonte që kishte pasur një problem teknik dhe solli si provë e-mailet e tij. Qëndrimi u kundërshtua nga Komisioni, që referoi se Papandile kishte marrë e-maile më herët nga Komisioni. Papandile po ashtu pretendoi se gjuha e përdorur nga KPK në raportin e lexuar në seancë dukej si paragjykim i vendimit. “Duket si dispozitiv”, tha ai duke iu referuar fjalës së Faskajt. Kjo po ashtu u kundërshtua nga kryesuesja që i tha subjektit se nuk kishte “projekt vendim” dhe se vendimi do të merrej pas seancës dëgjimore. Një debat u zhvillua edhe mbi pretendimin e Papandiles se nuk ishte njoftuar për seancën se e kishte mësuar nga të tretë. Qirko këmbënguli se seanca i ishte njoftuar atij dhe ishte shpallur publikisht. Pas sqarimeve Papandile bëri një përshkrim të situatës së tij që e cilësoi të ndryshme nga çdo rast tjetër. Ai i tha Komisionit se nuk i shmangej rivlerësimit dhe fakti se i ishte nënshtruar një hetimi nga KED ishte dëshmi për këtë. Në vijim ai argumentoi se pse rasti i tij ishte i veçantë, duke pretenduar se mosmarrja pjesë në provimin e magjistraturës për ndihmësit ligjorë dhe më tej vlerësimi i kryer nga KED e përjashtonin atë nga detyrimi për t’iu nënshtruar rivlerësimit në KPK. Ai tha se i qëndronte kërkesës për mbyllje të procesit pa vendim, por tha se nuk mund të penalizohej me përjashtimin 15-vjeçarë. I pyetur në seancë nga Faskaj dhe Sanxhaktari Papandile dhe pohime konfuze. Ai tha fillimisht “jam i gatshëm t’i nënshtrohem procesit të rivlerësimit”, por njëkohësisht shtoi se i qëndronte pretendimit që rasti i tij ishte “res judicata” apo gjë e gjykuar. Sanxhaktari këmbënguli të nxirrte një pohim të qartë nga subjekti. Ai i parashtroi atij se bazuar në Kushtetutë ai ishte subjekt rivlerësimi dhe se nëse nuk i nënshtrohej procesit kjo do të thoshte automatikisht aplikim të  nenit G të Kushtetutës. Por Papandile përsëriti sërish të njëjtat argumente. Pasi iu përgjigj pyetjes nëse do t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit me “po, patjetër”, ai i tha anëtares së trupës se mos marrja pjesë në provimin e Shkollës së Magjistraturës, marrja e postit të sekretarit dhe rivlerësimi nga KED e përjashtonin nga detyrimi. Papandile tha se KED nuk e kishte konsideruar subjekt rivlerësimi dhe shtoi se institucioni ishte konsideruar “gati gjykatë” në një vendim të fundit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa e cilësoi këtë përplasje kompetencash mes KED dhe KPK-së. Ai tha se kërkonte që KPK të zbatonte Kodin e Procedurës Administrative dhe të përfundonte çështjen pasi ajo ishte pa objekt. Komisioni njoftoi se do të shpallë vendimin më 23 nëntor në orën 9.50.

Eugen Papandile me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe më herët ndihmës ligjor pranë kësaj gjykate u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të martën me një relacion sipas të cilit pranimi prej tij i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm dhe heqja dorë nga të qenit ndihmës ligjorë, ishte defakto dorëheqje.

Trupa e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskaj dhe anëtare Valbona Sanxhaktari arsyeton se pas hetimeve dhe pas disa përgjigjeve të Papandiles në të cilat ai thoshte se nuk ishte subjekt rivlerësimi, dukej se në rastin e tij duhej të zbatohej neni G i Kushtetutës, që parashikon se në rast dorëheqje subjekti përjashtohet për 15 vite nga punësimi si gjyqtar e të ngjashme.

Papandile i pranishëm në seancë, pasi u ankua për defekt teknik të e-mailit për shkak të ndryshmit të sistemit nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe se nuk i kishte marrë disa e-maile të KPK-së, këmbënguli se nuk kishte dhënë dorëheqjen dhe ishte gati të rivlerësohej. Megjithatë i pyetur disa herë në seancë për qëndrimin e tij në këtë rast ai po ashtu i qëndroi tezës që nuk ishte subjekt rivlerësimi dhe që rasti i tij ishte “gjë e gjykuar” për shkak të vlerësimit nga KPK.

Gjetjet e KPK

Faskaj tha në relatim se Papandile nuk i ishte përgjigjur një pyetësori të KPK-së dhe se po ashtu kishte pretenduar në një e-mail se ai nuk ishte subjekt rivlerësimi, pasi në vitin 2017 ishte emëruar Sekretar i Përgjithshëm që ishte pozicion nëpunësi civil.

Sipas Faskajt ai po ashtu pretendonte se çështja e tij ishte “res judicata” pasi ishte vlerësuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në momentin që kandidoi për të qenë gjyqtar i Kushtetueses. Faskaj tha se Papandile kishte kërkuar që çështja të mbyllej pa një vendim përfundimtar.

Por Faskaj tha se Komisioni vlerësonte se Papandile kishte qenë ndihmës ligjor në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese në vitin 2016 dhe për rrjedhojë ishte subjekt rivlerësimi. Faskaj po ashtu relatoi se procesi i ndjekur nga KED në vlerësimin e kandidaturave nuk ishte i njëjtë me procesin kushtetues të rivlerësimit që kryente KPK.

Ajo po ashtu relatoi se edhe pse nuk kishte dhënë dorëheqjen formalisht pranimi nga Papandile i një detyre si nëpunës civil jashtë sistemit të drejtësisë ishte një akt dorëheqjeje dhe se tregonte vullnetin e tij për të mos iu nënshtruar procesit të rivlerësimit. Faskaj tha se në këtë rast duhej të aplikohej neni G i Kushtetutës dhe se Papandile duhej të përjashtohej nga detyra të mundshme në sistemin e drejtësisë për një afat 15-vjeçar.

Relatorja tha edhe se dukej sikur Papandile donte t’i shmangej procesit të rivlerësimit.

Faskaj relatoi se Papandile nuk kishte marrë në dorëzim materialet e hetimit nga KPK dhe nuk ishte përgjigjur një e-maili të Komisionit që i kishte dhënë kohë për të sjellë parashtrimet e tij deri në datën 21 nëntor.

Qëndrimi i Papandiles

Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese u ankua fillimisht se nuk i kishte marrë të gjithë e-mailet nga KPK. Ai tha se besonte që kishte pasur një problem teknik dhe solli si provë e-mailet e tij. Qëndrimi u kundërshtua nga Komisioni, që referoi se Papandile kishte marrë e-maile më herët nga Komisioni.

Papandile po ashtu pretendoi se gjuha e përdorur nga KPK në raportin e lexuar në seancë dukej si paragjykim i vendimit. “Duket si dispozitiv”, tha ai duke iu referuar fjalës së Faskajt. Kjo po ashtu u kundërshtua nga kryesuesja që i tha subjektit se nuk kishte “projekt vendim” dhe se vendimi do të merrej pas seancës dëgjimore. Një debat u zhvillua edhe mbi pretendimin e Papandiles se nuk ishte njoftuar për seancën se e kishte mësuar nga të tretë. Qirko këmbënguli se seanca i ishte njoftuar atij dhe ishte shpallur publikisht.

Pas sqarimeve Papandile bëri një përshkrim të situatës së tij që e cilësoi të ndryshme nga çdo rast tjetër. Ai i tha Komisionit se nuk i shmangej rivlerësimit dhe fakti se i ishte nënshtruar një hetimi nga KED ishte dëshmi për këtë.

Në vijim ai argumentoi se pse rasti i tij ishte i veçantë, duke pretenduar se mosmarrja pjesë në provimin e magjistraturës për ndihmësit ligjorë dhe më tej vlerësimi i kryer nga KED e përjashtonin atë nga detyrimi për t’iu nënshtruar rivlerësimit në KPK. Ai tha se i qëndronte kërkesës për mbyllje të procesit pa vendim, por tha se nuk mund të penalizohej me përjashtimin 15-vjeçarë.

I pyetur në seancë nga Faskaj dhe Sanxhaktari Papandile dhe pohime konfuze. Ai tha fillimisht “jam i gatshëm t’i nënshtrohem procesit të rivlerësimit”, por njëkohësisht shtoi se i qëndronte pretendimit që rasti i tij ishte “res judicata” apo gjë e gjykuar.

Sanxhaktari këmbënguli të nxirrte një pohim të qartë nga subjekti. Ai i parashtroi atij se bazuar në Kushtetutë ai ishte subjekt rivlerësimi dhe se nëse nuk i nënshtrohej procesit kjo do të thoshte automatikisht aplikim të  nenit G të Kushtetutës.

Por Papandile përsëriti sërish të njëjtat argumente. Pasi iu përgjigj pyetjes nëse do t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit me “po, patjetër”, ai i tha anëtares së trupës se mos marrja pjesë në provimin e Shkollës së Magjistraturës, marrja e postit të sekretarit dhe rivlerësimi nga KED e përjashtonin nga detyrimi. Papandile tha se KED nuk e kishte konsideruar subjekt rivlerësimi dhe shtoi se institucioni ishte konsideruar “gati gjykatë” në një vendim të fundit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa e cilësoi këtë përplasje kompetencash mes KED dhe KPK-së.

Ai tha se kërkonte që KPK të zbatonte Kodin e Procedurës Administrative dhe të përfundonte çështjen pasi ajo ishte pa objekt. Komisioni njoftoi se do të shpallë vendimin më 23 nëntor në orën 9.50.