Skeda e pasurisë së deklaruar – Armela Hasantari – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Armela Hasantari – Gjykata e Tiranës

Armela Hasantari, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë do të përballet të mërkurën më 23 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa Bungo dhe Lulzim Hamitaj.

Armela Hasantari përfundoi studimin në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe punon prej asaj kohe si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Armela Hasantari nga viti 2014 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Armela Hasantari.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2014, gjyqtarja Hasantari deklaronte pasuri familjare me vlerë 7.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 11.2 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pjesë takuese të një apartamenti me vlerë 4.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 4.3 milionë lekësh, automjet me vlerë 1.3 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 631 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese  janë 11.9 milionë lekë, nga të cilat 32% burojnë nga paga e saj si gjyqtare, gati 65% nga paga e familjarëve dhe 2.7 për qind nga dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi mungesën e çmimit të blerjes për një apartament ku bashkëshorti i subjektit zotëron 25% të pronës.

Në deklarimin e vitit 2014, bashkëshorti i subjektit deklaron se zotëron 25% të një apartamenti banimi me sipërfaqe 65.8m2 në Tiranë, blerë me kredi hipotekore nga ish -Banka e Kursimeve, Raiffeisen Bank në vitin 2000. Prona është rivlerësuar nga ZRPP për vlerën 4,935,000 lekë, ndërsa në deklaratë nuk pasqyrohet çmimi i blerjes.

Në vitin 2015, bashkëshorti i subjektit deklaron dhënie huaje në shumën 8,000 euro, e cila i kthehet në vitin në vazhdim.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *