Kolegji vendosi me shumicë të kthente në Komision rivlerësimin e prokurores së Apelit, Irma Balli pasi rrëzoi si të pabazuar vendimin e KPK në kriterin e pasurisë. KPA shprehet në vendim se gjeti shkelje procedurale nga KPK, e cila nuk i ka dorëzuar Kolegjit dosjen e plotë të hetimit.
Vendi
Ajola Prençi përballet me raport negativ të DSIK për shkak të bashkëshortit
DSIK ka konstatuar papërshtatshmërinë e prokurores Ajola Prençi, bazuar në dënimin e bashkëshortit ish-prokuror për korrupsion. Prençi e kundërshtoi si të pabazuar dhe dashakeq konstatimin e DSIK-së dhe kërkoi që të mos penalizohej për shkak të bashkëshortit.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Klorinda Çela –Gjykata e Tiranës
Gjyqtarja Klorinda Çela e Gjykatës së Tiranës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2016.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Ajola Prençi –Prokuroria e Kurbinit
Prokurorja Ajola Prençi e Prokurorisë së Kurbinit do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.
Kolegji çel hetimin gjyqësor për prokuroren Lindita Ziguri
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi parashtrimet e komisionerit Florian Ballhysa, që e konsideroi hetimin e KPK-së si jo-shterues dhe pranoi një duzinë me prova të dorëzuara nga prokurorja Lindita Ziguri për kriterin e pasurisë.
KPK e shkarkoi prokuroren Daniela Sulaj për bilancin negativ në blerjen e një trualli
Prokurorja Daniela Sulaj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK për një bilanc negativ prej 1.9 milion lekësh për blerjen e një trualli në vitin 2013, ndërsa problemet e gjetura në kriterin e profesionalizmit nuk u cilësuan shkarkuese. Sulaj këmbënguli se kishte dhënë shpjegime sqaruese.