Gjyqtarja Irena Hoxha e Gjykatës së Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë familjare të subjektit.
Vendi
Komisioneri Publik ndryshon kërkesën për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha
Komisioneri Publik, Darjel Sina vlerësoi se KPK duhet të urdhërohet ta klasifikojë të papërfunduar procesin e rivlerësimit për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, i dënuar për veprën penale të korrupsionit.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Engert Pëllumbi – Gjykata e Fierit
Gjyqtari Engert Pëllumbi do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2010 deri në fund të vitit 2018.
Denoncimi për fshehje pasurie, gjyqtarit Sokol Ngresi i merret firma për ekspertizë
Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore asistuan në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit marrjen e nënshkrimeve të gjyqtarit të Apelit Vlorë, Sokol Ngresi, që do të krahasohen me ato të akteve të transaksioneve për blerjen e një apartamenti.
KPA hap dhe mbyll hetimin gjyqësor për gjyqtarin Genti Shala
Komisioneri Publik kërkoi hetimin e një denoncimi ku ngrihen dyshime se gjyqtari Genti Shala ka fshehur ortakërinë në një shoqëri ndërtuese, si dhe të një huaje të pahetuar nga KPK, pretendime që u kundërshtuan nga subjekti i rivlerësimit.
Komisioneri ankimon vendimin për gjyqtaren Atalanta Zeqiraj
Bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Komisioneri Publik njoftoi, se kishte apeluar vendimin e konfirmimit të gjyqtares së Vlorës Atalanta Zeqiraj, duke kërkuar nga Kolegji interpretim më të qartë të parimit të proporcionalitetit.