Gjyqtarët Arben Mullaj i Gjykatës së Tiranës dhe Ergys Selmani i Gjykatës Fier kanë dhënë dorëheqjen nga detyra pasi iu është kaluar barra e provës për gjetjet e hetimit administrativ, ndërsa këshilltari ligjor Gent Pejo ishte dorëhequr në vitin 2017.
Vendi
Kolegji i Apelimit dëgjon ballafaqimin e qëndrimeve në çështjen e Petrit Çanos
Komisioneri Publik këmbënguli që KPA të merrte masën e shkarkimit ndaj prokurorit të Krujës, Petrit Çano, ndërsa ky i fundit këmbënguli se e kishte përmbysur barrën e provës dhe se pretendimet për cenim të besimit publik ishin të pabaza.
“Marr faturë edhe te rrobat e përdorura”: Gjyqtarja Zarka jep shpjegime për pasurinë
Gjyqtarja e Fierit, Adelina Zarka pretendoi se kishte pasur burime të ligjshme për krijimin e pasurive dhe se në shqyrtimin dhe vendimarrjen për një çështje me kompaninë “Bankers Petroleum” kishte zbatuar vetëm ligjin.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Bujar Musta – Gjykata e Elbasanit
Gjyqtari Bujar Musta i Gjykatës së Elbasanit do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Julian Çafka
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të lërë në detyrë prokurorin e Gjirokastrës, Julian Çafka dhe të transferojë për inspektim në ILD dy çështje të hetuara prej tij.
Prokurori Arben Nika jep shpjegime për barrën e provës për pasurinë dhe profesionalizmin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton pamundësi financiare për blerjen e një apartamenti në Tiranë nga prokurori i Kurbinit, Arben Nika dhe vlerëson se një kredi e butë që ka shërbyer si burim për këtë pasuri është përfituar në kundërshtim me ligjin.