Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi t’i japë mundësinë Komisionerit Publik, Florian Ballhysa të njihet me aktet e konsideruara sekret shtetëror, të administruara në funksion të një raporti negativ të DSIK-së për drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano dhe shtyu seancën.
Vendi
Kolegji nis procesin për dy ish-gjyqtarë të dënuar për korrupsion
Dy ish-gjyqtarët Ibrahim Hoxha dhe Shkëlqim Miri – të dënuar me vendim të formës së prerë për korrupsion, nuk u paraqitën në seancën publike në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA ku po shqyrtohen ankimet e Komisionerit Publik, Darjel Sina ndaj vendimeve të KPK-së për ndërprerjen e vetingut ndaj këtyre subjekteve.
KPK shtyn seancën për prokurorin Arben Dyla
Pamundësia shëndetësore dhe mungesa e avokates e cila ndiqte një seancë në Kolegjin e Posaçëm në të njëjtën orë shtyn seancën në Komisionin e Pavarur të Kualifikmit ndaj prokurort Arben Dyla.
KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Shkodrës, Arben Smaçi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht të largojë nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Shkodrës, Arben Smaçi pas problemeve të evidentuara për kriterin e pasurisë.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Arben Dyla – Prokuroria e Lushnjes
Prokurori Arben Dyla i Prokurorisë së Lushnjes do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2015.
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare për Besim Hajdarmatajn
Komisioneri Publik Darjel Sina kërkoi shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Besim Hajdarmataj për cënim të besimit të publikut tek drejtësia, ndërkohë subjekti i rivlerësimit pretendoi se e ka përmbushur barrën e provës dhe se qëndrimi i Komisionerit është i pabazuar dhe paragjykues.