Trupa që po shqyrton rastin e prokurorit Arben Dyla. Foto:BIRN
KPK Lajme Vendi

KPK shtyn seancën për prokurorin Arben Dyla

Pamundësia shëndetësore dhe mungesa e avokates e cila ndiqte një seancë në Kolegjin e Posaçëm në të njëjtën orë shtyn seancën në Komisionin e Pavarur të Kualifikmit ndaj prokurort Arben Dyla. 

Trupa që po shqyrton rastin e prokurorit Arben Dyla. Foto:BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të mërkurën një seancë të shkurtër për njoftimin e shtyrjes së seancës dëgjimore ndaj prokurorit Arben Dyla.

Trupa pasi doli në seancë njoftoi se Dyla nuk ishte i pranishëm, por ai kishte sjellë një raport mjekësorë. Po ashtu u njoftua se mbrojtësja ligjore Antoneta Sevdari ishte e ngarkuar me një seancë dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Trupa tha se seanca ndaj Dylës shtyhej për një afat të papërcaktuar dhe se ai do të njoftohej për datën e re në postë elektronike.

Prokurori i i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, Arben Dyla, i është nënshtruar hetimit  administrativ nga trupa e KPK-së e përbërë nga  Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli.

Dyla e ka filluar karrierën e tij si prokuror në vitin 2001 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat. Në vitin 2008 ai është transferuar për të kryer funksionin në Prokurorinë e Lushnjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *