Gjyqtari Altin Abdiu pas seancës dëgjimore, Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Shtyhet sërish seanca për gjyqtarin Altin Abdiu

Seanca dëgjimore në funksion të procesit të vetingut të gjyqtarit të Tiranës, Altin Abdiu dështoi për herë të dytë të martën më 14 qershor, pas një kërkese të subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e një prej anëtareve të trupit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, me argumentin se ajo ishte në papajtueshmëri me ushtrimin […]

Gjyqtarja Irena Gjoka (majtas) dhe avokatja Romina Zano në KPA | Foto: Edmodn Hoxhaj
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi konfirmimin e Irena Gjokës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të martën se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili kishte konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka, duhej të mbetej në fuqi. Trupa e përbërë nga Sokol Çomo, kryesues, Natasha Mulaj relatore, me anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla, bëri me […]

Gjyqtari Bevis Shehaj pas një seance në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Gjyqtari Bevis Shehaj jep shpjegime për denoncimet e reja në veting

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Bevis Shehaj u përball të hënën më 13 qershor me gjetjet e reja të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në të tre kriteret e rivlerësimit, të konstatuara pas riçeljes së hetimit për shkak të denoncimeve të kryera pas seancës së parë dëgjimore. Në seancën e […]

Gjyqtari Andri Ymeri pas seancës së dytë dëgjimore. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

Pas një “breshërie” kërkesash, shtyhet sërish seanca për gjyqtarin Andri Ymerin

Menjëherë sapo mori fjalën pas përshëndetjeve të kortezisë, gjyqtari Andri Ymeri i vuri në dukje trupës së KPK-së se kishte një sërë kërkesash paraprake. “I doni një e nga një apo me breshëri,” tha Ymeri duke iu drejtuar kryesueses së seancës dëgjimore, Pamela Qirko. Pas disa vërejtjesh për shpejtësinë e leximit, Qirko ia la në […]

Gjyqtarja Matilda Shalla pas shpalljes së vendimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPK Veting

KPK e shkarkoi Matilda Shallën për balanca negative në vlera të mëdha

Gjyqtarja e Fierit, Matilda Shalla u shkarkua nga detyra më 28 prill, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ajo kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasuritë e krijuara gjatë martesës, për shkak të mungesës së burimeve financiare në vlera të mëdha. Nga analiza financiare e kryer në KPK për dy apartamente, një […]

KPK Lajme Veting

Enkela Vlora (Bajo) konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Enkela Vlora (Bajo). Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 8 qershor, gjyqtarja Vlora dha shpjegime lidhur me konstatime të Komisionit për pasaktësi në deklarimin e një pasurie dhe balanca negative në vlera të vogla. Po ashtu, ajo dha […]