Gjyqtari Altin Abdiu pas seancës dëgjimore, Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Shtyhet sërish seanca për gjyqtarin Altin Abdiu

Seanca dëgjimore në funksion të procesit të vetingut të gjyqtarit të Tiranës, Altin Abdiu dështoi për herë të dytë të martën më 14 qershor, pas një kërkese të subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e një prej anëtareve të trupit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, me argumentin se ajo ishte në papajtueshmëri me ushtrimin e detyrës. Seanca e parë e caktuar për t’u zhvilluar më 6 qershor u shty për shkak të mungesës së përfaqësueses ligjore të Abdiut, për arsye shëndetësore.

Trupa e KPK-së që po kryen rivlerësimin kalimtar të gjyqtarit Abdiu kryesohet nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Etleda Çiftjan. Kjo e fundit është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “deklarim të rremë” dhe “falsifikim”, gjatë procesit të përzgjedhjes së saj si anëtare e Komisionit.

Në fillim të seancës të martën, Abdiu paraqiti kërkesë paraprake për përjashtimin e anëtares Elteda Çiftja. “Vlerësoj se komisionerja është në kushte papajtueshmërie për ushtrimin e detyrës”, deklaroi Abdiu dhe kërkoi që kërkesa e tij të shqyrtohet nga një trupë tjetër e zgjedhur me short.

Pasi trupa u tërhoq, vendosi që kërkesa e subjektit të shqyrtohet nga një trupë tjetër dhe njoftoi se seanca e radhës do të njoftohet në ditët në vijim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *