Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten më 18 shkurt, të rrëzojë dy kërkesa të prokurorit të Krujës, Bujar Memia, gjatë shqyrtimit në seancë publike të ankimit të këtij subjekti ndaj vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për shkarkimin nga detyra. Kërkesa e parë ishte ajo e mbartur nga seanca paraardhëse […]
Veting
KPA dëgjon dëshmitarin e thirrur nga Dhurata Haveri për të sqaruar një hua
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA dëgjoi të premten deklarimet e huadhënësit të gjyqtares së ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri për blerjen e një apartamenti në Shkodër në vitin 2011, i thirrur në cilësinë e dëshmitarit. Kryesuesi i trupës gjykuese, Sokol Çomo sqaroi se marrja e kësaj dëshmie ishte një prej […]
Sipas KPK, prokurori Artan Lulaj cënoi besimin me qëndrimin e tij gjatë vetingut
Prokurori i Tiranës, Artan Lulaj u shkarkua nga detyra më 13 janar pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia me qëndrimin e tij jo bashkëpunues gjatë procesit të rivlerësimit, kur ka tentuar të fshehë ose të paraqesë […]
KPK shkarkon prokuroren Edlira Cufi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të enjten shkarkimin e prokurores së Shkodrës Edlira Cufi. Procesi i vetingut për Cufin u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Etleda Çiftja. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier. Gjatë seancës dëgjimore KPK referoi dyshimet […]
KPA i çmoi bindëse shpjegimet e Sokol Ngresit për pasurinë
Gjyqtari e Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 11 dhjetor 2020, pasi u konkludua se mospërputhjet dhe balancat negative të rezultuara nga analiza financiare nuk janë në një shkallë që të cënojnë besimin e publikut, si dhe u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës […]
Prokurorja Edlira Cufi përballet me vetingun
Prokurorja e Shkodrës Edlira Cufi u përball të martën më 15 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore u pyet dhe dha shpjegime më së shumti lidhur me gjetje për kontakte të papërshtatshme dhe për kryerjen e hetimeve në konflikt interesi. Procesi i vetingut për Cufin po kryhet nga trupa […]