Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të mërkurës më 18 maj vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtares së Sarandës, Nevrie Duka(Halo). Në njoftimin e KPA-së thuhet se trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, […]
Veting
Trupa e KPK ndahet për procedurë në çështjen e Elfrida Bregovës
Prokurorja e Tiranës, Elfrida Bregova u konfirmua në detyrë më 8 prill, pasi bindi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për ligjshmërinë e burimeve të krijimit të pasurive si dhe për një transfertë bankare në emër të bashkëshortit, që subjekti pretendoi se ishte kryer nëpërmjet falsifikimit të nënshkrimit. Sipas vendimit të arsyetuar, trupa e KPK e […]
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Enkeleda Kapedani
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të mërkurën më 18 maj vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Kryesuesja e trupës së KPK-së, Genta Tafa Bungo deklaroi se vendimi për shkarkimin e Kapedanit është marrë me shumicë votash. Kapedani nuk ishte e pranishme në seancë, por vendimi i shkarkimit […]
Prokurorja Ndoci, jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 18 maj vendimin për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish-prokuroren e Shkodrës, Esmeralda Ndoci, si dhe të ndalimit të riemërimit të saj në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. Vendimi për Ndocin u mor nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Pamela Qirko, […]
KPK dëgjon pretendimet e ish-prokurores Esmeralda Ndoci
Pavarësisht se ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga sistemi i drejtësisë në mars të këtij viti, prokurorja e Shkodrës Esmeralda Ndoci ngriti të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit një sërë pretendimesh për procesin e saj të rivlerësimit. Relatorja e çështjes Brunilda Bekteshi, pjesë e trupës së kryesuar nga Pamela Qirko me anëtare […]
‘Supozime të gabuara’: ONM kundërshton vendimin e KPK për Kastriot Gramshin
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM i rekomandoi të hënën institucionit të Komisionerit Publik që të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Kastriot Gramshi. Gramshi u konfirmua në detyrë më 25 mars nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Fredes Shulin […]






