Në seancën e katërt dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani dha shpjegime për një gjetje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM për dënimin e një personi tjetër të lidhur në Itali për krim të organizuar. Gjatë seancës u bë gjithashtu me dije se bashkëjetuesi i saj ishte […]
Veting
KPA lë në fuqi konfirmimin e gjyqtares Atalanta Zeqiraj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 16 maj vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Vlorës, Atalanta Zqeiraj. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK në 30 qershor 2021. Nga hetimi administrativ rezultoi se ajo nuk kishte pasuri të paluajtshme, por […]
KPA lë në fuqi përjashtimin 15-vjeçar nga sistemi ndaj prokurorit Petrit Bica
Kolegji i Posaçëm i Apelimit edhe pse gjeti “shkelje të rënda” në procedurat e ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të hënën me shumicë votash të lërë në fuqi vendimin, i cili përjashton prokurorin Petrit Bica nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet. Në leximin e vendimit kryesuesja e trupës Mimoza Tasi tha […]
Marsida Frashëri dërgohet për trajnim në Magjistraturë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë për një vit nga detyra prokuroren e Shkodrës, Marsida Frashëri dhe e dërgoi atë për të ndjekur programin e trajnimit sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës. “Në përfundim të këtij trajnimi, pas administrimit të rezultateve të arritura nga subjekti, Komisioni do të përfundojë procesin e […]
Prokurori Etien Kapo konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Etien Kapo. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Prokurori Kapo pati një seancë pa telashe përballë KPK të enjten […]
Komisionerja Publike kërkon lënien në fuqi të konfirmimit të Atalanta Zeqirajt
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA dëgjoi të premten konkluzionet përfundimtare në çështjen lidhur me ankimin e zyrës së Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Vlorës, Atalanta Zeqiraj. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 30 qershor 2021. […]






