Gjyqtari Arbër Çela në KPA | Foto: Edmond Hoxhaj
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi konfirmimin e gjyqtarit Arbër Çela

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 3 nëntor vendimin për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Shkodrës, Arbër Çela. Gjyqtari Çela u konfirmua në detyrë më 7 dhjetor 2022, por Komisionerja Publike, Irena Nino e gjeti të pabazuar […]

Prokurori Gjergji Tako pas seancës së dytë dëgjimore,. Foto: LSA
KP Lajme Veting

“Mangësi për të ndërmarrë logjikisht hetimin”, konfirmimi i Gjergji Takos ankimohet në Kolegj

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të enjten më 2 tetor vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako. Pasi prokurori Gjergji Tako u pezullua një vit nga detyra prej Komisionit, për të rindjekur Shkollën e Magjstraturës për shkak të probleme të konstatuara në kriterin profesional gjatë […]

Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomo. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Analiza KPA Veting

Kolegji e gjeti të drejtë shkarkimin e prokurores Rozeta Qirjaqi për problemet e pasurisë dhe figurës

Kolegji e la në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurores së Apelit Korçë, Rozeta Qirjaqi, duke i rrëzuar si të pabazuara dhe të pakuptimta thuajse të gjitha shkaqet e ngritura prej saj në ankimin kundër vendimit të Komisionit, lidhur me aspektin procedural, për pasurinë dhe pastërtinë e figurës. Qirjaqi u shkarkua nga detyra më 8 […]

Prokurori i Tiranës Saimir Hysa pas vendimit të konfirmimit nga KPK. Foto:BIRN
KP Lajme Veting

Konfirmimi i prokurorit Saimir Hysa ankimohet në Kolegj

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të martën më 31 tetor vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Saimir Hysa. Ankimi u krye edhe bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që sygjeroi që një pjesë e gjetjeve në kriterin profesional dhe për pasurinë, të verifikohen nga […]