Ndihmësja ligjore Aneta Strakosha në KPK. Foto | BIRN
KPK Lajme Veting

Ndihmësja ligjore Aneta Strakosha konfirmohet në detyrë

Ndihmësja ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Aneta Strakosha u përball të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur pak kohë pas seancës dëgjimore kur ajo dha shpjegime për dy bilance negative, ajo u njoh me vendimin e konfirmimit në detyrë. Procesi i vetingut për Strakoshën u krye nga trupa […]

Prokurori Petrit Vukaj në KPK
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Petrit Vukaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 14 qershor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Fierit, Petrit Vukaj. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Gjatë seancës dëgjimore më 10 qershor, Vukaj dha shpjegime […]

Seanca ndaj ish-prokurorit Besnik Cengu në KPA
Analiza KPA Veting

KPA e shkarkoi prokurorin Naim Tota për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

Prokurori i Tiranës, Naim Tota u konfirmua në detyrë prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK me shumicë votash më 10 mars 2023, pasi shpjegimet e tij për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe gjetjet për profesionalizmin, u konsideruan bindëse nga shumica e përbërë nga komisioneret Brunilda Bekteshi dhe Pamela Qirko. Anëtari në pakicë, […]

Prokuroru Petrit Vukaj dhe avokatja Romina Zano pas seancës dëgjimore | Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

Prokurori Petrit Vukaj jep shpjegime për barrat e provës në të tre kriteret

Prokurori Petrit Vukaj i Prokurorisë së Fierit u përball të hënën më 10 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrat e provës që i ishin kaluar në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Procesi i vetingut për prokurorin Vukaj […]

Gjyqtari Julian Haxhiu pas vendimit të KPK. Foto | BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon me shumicë votash gjyqtarin Julian Haxhiu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten se me shumicë votash ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës Julian Haxhiu. Haxhiu, u përball gjatë seancës dëgjimore më 5 qershor me pyetje mbi bilancet negative dhe konstatimin për kryerjen e disa transaksioneve në dukje fiktive, me qëllimin mundësimin e përfitimit të një kredie […]

Prokurorja Rita Gjati (majtas)  dhe avokatja Evrikli Kolovani duke dalë nga KPA | Foto: Edmond Hoxhaj
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Rita Gjati

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 5 qershor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Kukësit, Rita Gjati. Megjithëse disa prej konkluzioneve të Komisionit nuk janë konstatuar të pabazuara, Kolegji konkludoi se Gjati rezulton të ketë kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe figurës. Ndërkohë, problemet […]