Gjyqtari Pëllumb Zaimi pas vendimit të konfirmimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Veting

Komisioneri Publik ankimon vendimin e gjyqtarit Pëllumb Zaimi

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të premten më 25 nëntor vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Beratit, Pëllumb Zaimi. Bazuar në dokumentacionin e administruar gjatë hetimit administrativ në KPK, Ballhysa vlerëson se Zaimi nuk arrin nivel të besueshëm dhe i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, […]

Gjyqtari Astrit Shema në seancën dëgjimore para KPK. Foto: LSA
Analiza KPA Veting

Astrit Shema nuk i përmbysi dot balancat negative në KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i gjeti të drejta një pjesë të pretendimeve të ish-gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Astrit Shema, të ngritura ndaj konkluzioneve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që çuan në shkarkimin e tij, megjithatë nuk u gjetën të mjaftueshme për ndryshimin e vendimit në shkallën […]

Gjyqtarja e Tiranës, Armela Hasantari pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
Artikull kryesor Lajme Veting

Gjyqtarja Armela Hasantari konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 25 nëntor vendimin për konfirmimin në detyre të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Armela Hasantari. Vendimmarrja nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin ishte unanime. Gjatë seancës dëgjimore më 23 nëntor, nuk […]

Prokuori Erion Pano, pas vendimit të KPK. Foto:Edmond Hoxhaj/BIRN
KPK Veting

Prokurori Erion Pano konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 24 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit Erion Pano, aktualisht këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Gjatë seancës […]

Gjyqtarja e Tiranës, Armela Hasantari pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Gjyqtarja Armela Hasantari përballet me vetingun

Armela Hasantari, gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Tiranë u përball të mërkurën më 23 nëntor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur në një seancë të shkurtër u relatuan gjetjet e Komisionit, për të cilat ajo shprehu dakortësinë dhe deklaroi se u qëndronte parashtrimeve me shkrim. Procesi i vetingut për Hasantarin po kryhet […]

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë shpalljes së vendimit për Sekretarin e Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese Eugen Papandile. Foto:Edmond Hoxhaj/BIRN
KPK Veting

KPK ndërpret vetingun për Eugen Papandile

Komisioni u Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 23 nëntor vendimin për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Sekretarin e Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandile. Gjithashtu, u vendos ndalimi i emërimit të tij në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. Papandile nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit. Gjatë […]