Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 31 tetor 2022 të ndërpresë procesin e vetingut për gjyqtarin e Korçës, Arben Lera, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga detyra. Po ashtu, është vendosur edhe sanksioni që i ndalon Lerës të rikthehet në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. Hetimi administrativ për gjyqtarin […]
Veting
Prokurori Ilir Turja shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 7 nëntor 2022 vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Ilir Turja. Në seancën dëgjimore me 3 nëntor, Turja u përball me barrë prove për mungesa të mëdha financiare në ndërtimin e një objekti trekatësh + papafingo + bodrum të regjistruar në emrin […]
Gjyqtarja Etleva Gjamo përballet me vetingun
Gjyqtarja Etleva Gjamo e Gjykatës Administrative të Korçës u përball të premten më 4 nëntor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për konstatimet e Komisionit në kriterin pasuror, për të cilat u evidentuan deklarime të pasakta dhe mospërputhje. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, nuk u evidentuan në […]
Prokurori Ilir Turja përballet me dyshime për fshehjen e një vile në plazh
Prokurori i Prokurorisë së Durrësit, Ilir Turja u përball të enjten më 3 nëntor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore kundërshtoi analizën financiare që e kishte nxjerrë me mungesa të mëdha financiare për ndëtimin e një objekti të regjistruar në emrin e babait të tij në vendin e quajtur […]
Prokurori Ols Dado konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 3 nëntor 2022 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Ols Dado. Gjatë seancës dëgjimore më 1 nëntor, Komisioni nuk relatoi gjetje për të cilat i ishte kaluar barrë prove, në asnjë prej kritereve të rivlerësimit. Procesi i rivlerësimit për prokurorin Dado u […]
Prokurori Kudusi Shahu përballet me balanca negative në vlera të mëdha
Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Kudusi Shahu u përball të mërkurën më 2 nëntor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore u evidentuan mospërputhje e pasaktësi në deklarimin e pasurisë, si dhe balanca negative në vlera të mëdha për krijimin e tyre. Shahu paraqiti në seancë karrierën e tij profesionale […]






