Prokurorja Edlira Bako e Prokurorisë së Elbasanit pati një seancë pa telashe të hënën më 14 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Gjatë seancës dëgjimore, ajo dha shpjegime vetëm për një balancë negative në shumën 231 mijë lekë të konstatuar në njërin prej viteve të deklarimit. Bako mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës […]
Veting
Skeda e pasurisë së deklaruar –Edlira Bako –Prokuroria e Elbasanit
Prokurorja Edlira Bako e Prokurorisë së Elbasanit do të përballet të hënën më 14 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Alma Faskaj dhe Etleda Çiftja. Edlira Bako e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka […]
Gjyqtarja Teuta Hoxha jep shpjegime për balancat negative të pasurive
Gjyqtarja Teuta Hoxha e Gjykatës së Rrethit Tiranë u përball të enjten më 10 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati rreth tre orë e gjysmë kundërshtoi barrat e provës për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin ishte përmbyllur hetimi paraprak, si dhe kërkoi çeljen e hetimit […]
KPK: Julian Xhengo i papërshtatshëm profesionalisht, cënoi besimin e publikut
Prokurori i Tiranës, Julian Xhengo u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 14 shtator 2022 pasi u konkludua i papërshtatshëm për profesionalizmin, ndërsa gjetjet në kriterin pasuror dhe atë të pastërtisë së figurës u konsideruan në vlerësimin tërësor në kuadër të cënimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. […]
KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Niko Rapi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 8 nëntor vendimin për rikthimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës Niko Rapi, i cili u shkarkua në shkallën e parë të vetingut për cënim të besimit të publikut për disa kontrata për furnizim me karburant të Gjykatës së Pogradecit kur ai ishte kryetar që […]
Etleva Gjamo konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 8 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, Etleva Gjamo. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Firdes Shulin. Gjatë seancës dëgjimore […]






