Gjyqtarja Etleva Gjamo | Foto: BIRN/ Edmond Hoxhaj
KPK Veting

Etleva Gjamo konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 8 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, Etleva Gjamo. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Firdes Shulin.

Gjatë seancës dëgjimore më 4 nëntor, Gjamo dha shpjegime për konstatimet e Komisionit në kriterin pasuror, për të cilat u evidentuan deklarime të pasakta dhe mospërputhje. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, nuk u evidentuan gjetje me probleme.

Etleva Gjamo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *