Skeda e pasurisë së deklaruar –Kujtim Luli –Prokuroria e Përgjithshme
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Kujtim Luli –Prokuroria e Përgjithshme

Prokurori Kujtim Luli nga Prokuroria e Përgjithshme do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Kujtim Luli do të përballet të martën më 17 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për z. Luli po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Brunilda Bekteshi.

Kujtim Luli ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej gati dy dekadash e ka ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme. Në vitet 2015-2017, Z. Luli ka punuar gjithashtu si prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Durrësit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Kujtim Luli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Kujtim Luli për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, prokurori Kujtim Luli deklaronte pasuri familjare me vlerë 16.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij kap vlerën e 21.9 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, Z. Luli zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 11.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 8 milionë lekësh, automjete me vlerë 1.1 milion lekë dhe kursime në cash prej 805 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 76.7 milionë lekë, nga të cilat paga për shkak të funksionit përbën gati 34% dhe pagat e familjarëve 64%. Z. Luli deklaron gjithashtu të ardhura nga qiraja në masën 1.3%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN sqaron se pjesa kryesore e likujditeteve bankare të deklaruara nga Z. Luli përbëhet nga kursimet e dy djemve që punojnë në Shtetet e Bashkuara. Nga vlera totale prej 8 milionë lekë, kursimet e fëmijëve janë rreth 54 mijë dollarë.

Gjithashtu, Z. Luli ka deklaruar si shpenzime shkollimi për djemtë e tij vlerat 49,819 USD dhe 5320 Euro.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006  

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *